Bruksel, Juncker uron Ramën:
Vijoni reformat, KE u mbështet

Bruksel, Juncker uron Ramën:<br />Vijoni reformat, KE u mbështet
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Përmes një letre, Jean Claude Juncker shprehet se rezultati i zgjedhjeve i dha Ramës një mandat të qartë për të ndjekur reformat që ka filluar.
 
Presidenti Juncker thotë se Shqipëria dhe kryeministri Rama do të kenë mbështetje të vazhdueshme nga Komisioni Europian. 

Jean Claude Juncker në letrën dërguar Ramës kërkon bashkëpunim me opozitën për të vijuar reformat integruese të vendit, ndërsa thelbësore është zbatimi i asaj në sistemin e drejtësisë.
 
Zbatimi i Vettingut, lufta kundër krimit, kultivimit dhe trafikimit të drogës janë vendimtare sipas Presidentit të PE për integrimin e vendit ne BE.

Shqipëria është një partner i rëndësishëm për Bashkimin Europian. Rruga e Shqipërisë në BE kërkon një debat konstruktiv me opozitën.
 
Është e nevojshme të zbatohet reforma në drejtësi, veçanërisht zbatimi i Vettingut, për gjyqtarët e prokurorët dhe lufta e vendosur ndaj krimit të organizuar, kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve.
 
Bashkimi Europian iu mbështet në rrugën e integrimit
” shkruan ndër të tjera Juncher në letrën dërguar Ramës.

Presidenti Juncker

Letra e Jean Claude Juncker për Ramën

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre