"Diskutimet vazhdojnë. Por, në këtë fazë, ne nuk jemi të kënaqur me nivelin e progresit. Punimet duhet të intensifikohen para takimit të eurogrupit më 24 prill që do të zhvillohet në Riga, (Lituani)", deklaroi Margaritis Shinas, një zëdhënës i Komisionit Evropian.
"Ky takim do të jetë mundësia e ardhshme që ministrat e Financave të mund të bashkëpunojnë" nënvizoi ai duke shtuar se ky takim ka gjithnjë e më pak mundësi për arritjen e një marrëveshjeje mes Athinës dhe Eurozonës.
Greqia duhet t'i paraqesë deri në fund të muajit prill një listë reformash partnerëve evropianë për të marrë këstin e fundit nga programi i saj i ndihmës, një shumë prej 7,2 miliardë eurosh dhe për të cilat ajo ka shumë nevojë./
