BRUKSEL, 28 korrik /ATSH-DPA/ - Pretendimet se kreditorët e Greqisë kontrollojnë një pjesë të Ministrisë së Financave në Athinë janë false dhe të pabaza, deklaroi sot Komisioni Evropian, si kundërpërgjigje ndaj ish-ministrit grek të Financave, Janis Varufaqis.
Politikani kundërshtues ka shkaktuar debate këtë javë, që pasuan raportimet ku thuhej se ai kishte përgatitur plane sekrete për një sistem banker paralel dhe rifutjen e monedhës dhrahmi në rast të daljes së Greqisë nga Eurozona.
Raportimet bazoheshin në konferencën e Varufaqisit të mbajtur me kreditorët më 16 korrik, ekstrakte të së cilës u prezantuan fillimisht nga gazeta "Kathimerini".
Organizata e politikave me bazë në Londër përfshiu në konferencë Forumin e Institucioneve Zyrtare Financiare dhe Monetare.
Më vonë ai publikoi transkriptin e konferencës.
Sipas saj, Varufaqis gjithashtu pretendon se sekretariati i përgjithshëm i të ardhurave publike në Ministrinë greke të Financave "kontrollohet plotësisht direkt nga trojka", një shprehje e përdorur për t'iu referuar institucioneve kredituese të Greqisë, Komisionit, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Por, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva deklaroi sot se KE-ja dhe FMN-ja "ofrojnë vetëm asistencë teknike në administrimin e taksave. Pretendimet se trojka kontrollon sekretarin e përgjithshëm e të ardhurave publike janë false dhe të pabaza"./ /r.b/  a.jor.