“Liria e shprehjes dhe e medias është një prej vlerave më të rëndësishme të Bashkimit Europian. Është prioritet kyç, që adresohet që në hapat e parë të procesit të anëtarësimit dhe pjesë përbërëse e kapitujve që merren me gjyqësorin dhe të drejtat themelore.
Konferenca e parë në vitin 2011 i dha një nxitje të fortë adresimit të kësaj çështjeje nëpërmjet procesit të zgjerimit e konkluzionet e saj janë kthyer në një pikë të fortë referimi.
Dy vjet më vonë do të vlerësojmë përparimet e arritura, dhe më e rëndësishmja, se çfarë mbetet ende për t’u bërë”, deklaroi komisioneri Fule.
Sipas KE garantimi i lirisë së shprehjes dhe të medias është një prej sfidave më të rëndësishme të vendeve që kërkojnë t’i afrohen BE-së dhe zhvillimet në këtë fushë vëzhgohen dhe përfshihen në raportet e rregullta vjetore të progresit për çdo vend.
Në konferencën e sotme pritet të marrin pjesë qindra gazetarë dhe përfaqësues të medias nga vendet e Ballkanit dhe të Turqisë.
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)