BRUKSEL - Është mbledhur sot Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Bruksel.

Pas një mbledhjeje të gjatë, e cila ka zgjatur rreth dhjetë orë, (09:30-18:00), e ku temë diskutimi është parathënë se ka qenë edhe Shqipëria, shefja e Politikës së Jashtme të KE, Catherine Ashton dhe komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fyle dhanë një konferencë për shtyp për gazetarët.

Gjatë konferencës, Ashton u pyet mbi çështje të ndryshme, të mprehta si situata në Ukrainë, Iran, Palestinë dhe Izrael, Marok, edhe për marrëdhëniet Serbi-Kosovë, por  jo për Shqipërinë dhe gjendjen e saj në prag të marrjes ose jo të Statusit.

Edhe Ashton apo Fyle vetë nuk kanë bërë aty një deklaratë mbi këtë çështje. Kanë munguar edhe gazetarët korrespondentë nga Shqipëria, që të pyesin specifikisht në sallë.

E pyetur për Kosovën nga një gazetar serb iTV Serbia, Ashton theksoi se do të flasë edhe nesër për këtë çështje, por Shqipëria nuk u zu në gojë. Ashton theksoise u kishte shprehur  ministrave se mbeti e habitur nga progreset e bëra dhe nga impenjimet që kanë pasur kryeministrat e shteteve përkatës.

"Nëse do të shohim listën e sukseseve, për marrëveshjen e Prillit, ato janë të kënaqshme. Në disa sektorë kemi shkuar edhe më tej parashikimeve, por do të ekzaminohen edhe tani po ekzaminohen detaje të tjerë për gjyqësorin", ka theksuar Ashton 

Duke shtuar më tej se ajo çka u tha edhe ministrave, ishte se do të vazhdojmë të ecim përpara me Serbinë dhe t`i japim ndihmën tonë marrëveshjes për stabilizim-asocim me Kosovën.

Konferencën mund ta shihni në këtë link: http://video.consilium.europa.eu/default.aspx

Redaksia Online
(e.b./mag/shqiptarja.com)