Bruksel, Merkel: BE s’duhet të varet
nga SHBA-ja për sigurinë e saj

Bruksel, Merkel: BE s’duhet të varet<br />nga SHBA-ja për sigurinë e saj
Kancelaria gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për të rritur bashkëpunimin mes tyre për sigurinë dhe mbrojtjen, me anë të një kontributi më të madh të tyre në NATO.

Ajo është shprehur se Bashkimi Evropian nuk mund të mbështetet përjetësisht, në mbështetjen amerikane për të siguruar mbrojtjen e brendshme të tij.

Nuk ka një garanci të përjetshme për bashkëpunim të ngushtë me ne evropianët”, është shprehur ajo duke iu referuar SHBA-ve dhe Britanisë.

Gjithashtu kancelaria Merkel ka shtuar se do të ishte diçka naive, nëse evropianët do të prisnin që për zgjidhjen e problemeve të tyre të mbështeteshin te të tjerë.

Në përfundim të fjalës së saj, kancelaria tha se Evropa është duke u përballur me sfida gjithmonë e më të mëdha brenda territorit të saj, por edhe në rajonet fqinje, ku përfshihet, dhuna në lindje të Ukrainës, lufta në Siri, terrorizmi, problemet me emigrantë dhe varfëria e uria në Afrikë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!