BRUKSEL, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ - Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini i kërkoi sot presidentit rus, Vladimir Putin një ndryshim radikal dhe gjykoi se kriza financiare ruse nuk ishte një lajm i mirë për Evropën dhe pjesën tjetër të botës.
"Presidenti Putin dhe drejtuesit rusë duhet të mendohen seriozisht për (...) një ndryshim radikal të qendrimit ndaj pjesës tjetër të botës dhe të miratojë një mënyrë bashkëpunuese përballë krizave aktuale", deklaroi Mogherini pas mbërritjes në samitin evropian.
"Bota nuk ka qenë kurrë kaq e rrezikshme dhe e paqendrueshme sa tani", theksoi ajo duke u shprehur për një marrëdhënie kontruktive me Rusinë me qëllim për t'i bërë ballë krizave, kryesisht në Ukrainë. Ne duhet të zhvillojmë një strategji solide dhe të përgjegjshme me Rusinë", shtoi ajo./
/ec/









