NATO diskuton në Bruksel sulmet ajrore ruse që kanë shkelur hapësirat e Turqisë.
Ritja e përfaqësuesve ushtarakë të Rusisë në konfliktin sirian pritet të jetë tema kryesore në takimin e ministrave të mbrojtjes së NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka theksuar se aleanca shpreh shqetësimin e saj lidhur me “prezencën e fuqishme ushtarake dhe në rritje të Rusisë”, në Siri.
Stoltenberg përfundoi fjalën duke thënë kjo situatë ka nevojë për mbështetjen politike që t’i jepet fund një herë e mirë luftës në Siri.
Sipas BBC ministrat e NATO-s pritet që në mbledhjen në Bruksel, të solidarizohen me Turiqnë. Kjo mbledhje vjen menjëherë pasi anëtarja e NATO-s, Turqia ka bërë ankesë pasi avionët ushtarakë rusë i shkelur hapësirën ajrore.
Me qëllim për të ndihmuar aleatin e saj presidentin sirian Bashar al-Assad, Rusia ka sulmuar gjatë ditës së djeshme me raketa nga anijet e saj ushtarake.
Rusia prej javës së kaluar ka filluar sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik të ISIS-it në Siri.
Moska zyrtare është akuzuar se dy herë ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë por Kremlini ka thënë se njëra prej shkelje është bërë për disa minuta, për shkak të motit të keq, ndërsa për akuzat për shkeljen e dytë, rusët nuk kanë dhënë shpjegime.
Redaskia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com