BRUKSEL, 17 shkurt /ATSH-AFP/ - Negociatat mes Greqisë dhe zonës euro janë në një moment kritik, paralajmëroi sot kryeministri britanik i Financave, George Osborne duke u kërkuar partnerëve evropianë të zgjedhin profesionalizmin dhe jo kaosin.
"Ne jemi në një moment kritik për Greqinë dhe zonën euro dhe jam këtu për t'u kërkuar të gjitha palëve të arrijnë një marrëveshje për shkak se dështimi do të ketë pasoja të rënda për ekonominë dhe stabilitetin financiar", konfirmoi ai pas mbërritjes në një takim me homologët evropianë.
"Ne kemi një plan ekonomik afatgjatë në Britaninë e Madhe dhe ne mund të vetëmbrohemi mirë por ajo që Britania e Madhe ka vërtet nevojë të shikojë, është profesionalizmi dhe jo kaosi", shtoi Osborne.
Çështja greke do të jetë sërish në qendër të diskutimeve, ndërkohë që zona euro i dha një ultimatum Greqisë që ajo të pranojë deri të premten zgjatjen e programit të ndihmës, që përfundon më 28 shkurt./
/ec/