BRUKSEL - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në Bruksel, mori pjesë në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste Evropiane, ku edhe u zgjodh anëtar i Presidiumit të partisë së Socialistëve Evropian. Zgjedhje kjo e cila shënon edhe drejtuesin e parë të majtë shqiptar në një forum të tillë drejtues të socialistëve evropianë.
Rama iu referua fitores në Francë teksa shprehu bindjen se zgjedhjet e 2013-ës në Shqipëri do të jenë fitore për Partinë Socialiste.
“Ky vit me disa fitore dhe posaçërisht me fitoren në Francë konfirmoi se era tanimë ka filluar të fryjë majtas. Fitoret e pritshme pas pak kohe në Lituani dhe në Rumani do të jenë në vazhdën e këtij konfirmimi dhe unë vetë nuk kam dyshim që fitorja jonë në 2013 do të bëhet pjesë e këtij karvani fitoresh të së majtës”., u shpreh Rama.
Gjate ditës së dytë të Kongresit, delegatët zgjodhën gjithashtu Presidentin e ri të Partisë së Socialistëve Europiane, zotin Sergei Stanishev, i cili i pyetur për të ardhmen europiane të Shqipërisë, u shpreh:
"Vendi që sot i bashkohet Bashkimit Europian duhet të përmbushë një numër kriteresh politike dhe për mua standardi demokratik është një prej kritereve më të rëndësishme politike për teu bërë anëtar në Bashkimin Europian. Ju do shihni një deklaratë e cila do adoptohet sot në mbrëmje pas debateve, Ne kemi një paragraf të veçantë mbi standardet demokratike, sepse ne do kërkojmë që këto standarde të implementohen . Ne do vendosim një mekanizëm kontrolli mbi këto standarde jo vetëm për ata që duan të anëtarësohen në Bashkimin Europian , por edhe ata që janë pjesë e Bashkimit Europian. Ne do të krijojmë një mekanizëm kontrolli për standardin e demokracisë. Në zgjedhjet e ardhshme standartet demokratike duhet të zgjerohen dhe PSE do të jetë atje për të monitoruar këtë proces."
Ndërkaq, kryetari Rama tha se Partia Socialiste Europiane dhe presidenti i ri, do të jetë një forcë mbështetëse e gjithë anëtarëve të kësaj familjeje politike evropiane. “ Një nga shprehjet më të qarta të vullnetit të këtij kongresi, është vullneti për të mbështetur njëri tjetrin dhe padyshim Partia Socialiste Europiane me presidentin e ri do të jetë një forcë mbështetëse për të gjitha partitë anëtare të kësaj familjeje dhe nga ana tjetër unë dua të shpreh bindjen time që në zgjedhjet e ardhshme me programin tonë ‘Për një Rilindje Shqiptare’, që I atashohet shumë bukur edhe programit të përbashkët për një Rilindje Europiane, do të jemi një forcë e rëndësishme fituese për Shqipërinë dhe për rajonin”- u shpreh Rama.
Gjatë darkës së liderëve evropianë, organizuar nga presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schultz, Rama zhvilloi takime me një sërë deputetësh e drejtuesish të së majtës evropiane si kryeministri belg, ai rumun, austriak e liderë të tjerë të partive të majta në Francë, Gjermani, Greqi, Hollandë dhe Danimarkë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com