Bruksel, Rama takon Fylen:
Integrimi real, vijoni dialogun
Në deklaratën e zbardhur në faqen zyrtare të Komisionit Evropian Fyle citohet të jetë shprehur se Shqipëria ka një perspektivë reale në rrugën e integrimit evropian, me kusht që vendi duhet të sigurojë qëndrueshmërinë e dialogut politik dhe të japë rezultate konkrete në 12 prioritetet kyçe të Opinionit të Komisionit.
BRUKSEL - Komisionieri për Zgjerim, Stefan Fyle, në takim me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, ka përgëzuar përpjekjet e bëra nga qeveria dhe opozita për të forcuar bashkëpunimin në kuadrin e reformave institucionale, të cilat kanë bërë të mundur një numër zhvillimesh pozitive në muajt e fundit. Në deklaratën e zbardhur në faqen zyrtare të Komisionit Evropian Fyle citohet të jetë shprehur se Shqipëria ka një perspektivë reale në rrugën e integrimit evropian, me kusht që vendi duhet të sigurojë qëndrueshmërinë e dialogut politik dhe të japë rezultate konkrete në 12 prioritetet kyçe të Opinionit të Komisionit.
Komisioneri Fyle përshëndeti miratimin me konsensus të rishikimit të imuniteteve dhe theksoi se Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet e saj për reformën e gjyqësorit dhe ne administratën publike.
Duke përsëritur angazhimin e Komisionit Evropian dhe mbështetjen e plotë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, Komisioneri Fyle inkurajoi Ramën për të siguruar se PS do të vazhdojë bashkëpunimin konstruktiv në reformat në vend që janë të nevojshme për arritjen e objektivit kombëtar, integrimin.
Ndërkohë, përfundimi i takimit është shoqëruar me një mesazh të shkurtër të kryesocialistit Rama në rrjetin social Twitter ku ai shkruan mbi një takim inkurajues me komisionerin për Zgjerim.
“Dëgjuam fjalët më të mira për rolin tonë e kërkuam statusin për Shqipërinë” thuhet në mesazhin e Ramës. Mesazhi i shkurtër në Twitter shoqërohet gjithashtu dhe me një foto të tij me zyrtarin e lartë të Komisionit Evropian.
Rama ndodhej në Bruksel i shoqëruar nga disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Pak para takimit Rama kishte shkruar po në Twitter se “ndodhej në Bruksel në Komisionin Evropian për të mbështetur kandidaturën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. S'e meriton qeveria, e meritojnë shqiptarët”, shkruan Rama.
Takimet e Ramës në Bruksel vijnë pak orë pasi Kuvendi miratoi heqjen e imunitetit në Shqipëri dhe pak javë përpara se Komisioni Evropian të publikojë raportin e progresit për Shqipërinë.
Pasditen e së hënës në Bruksel është çelur dhe një ekspozitë organizuar nga PS, "Euro- Albania Contacts". Ekspozita paraqet rreth 50 harta të trojeve shqiptare në një hark kohor prej 17 shekujsh. Qëllimi i kësaj ekspozite është promovimi i imazhit të Shqipërisë në 100-vjetorin e Pavarësisë së saj.
(ns/Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.6%
-
Jo
54.1%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 3479
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hezbollah: Ende duhet të shqyrtojmë marrëveshjen e armëpushimit para se qeveria e Libanit ta nënshkruajë
26 Nëntor, 21:16
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull
26 Nëntor, 20:55
-
CNN: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës
26 Nëntor, 20:48
-
Flini me gojë hapur? Pesë arsyet pse ndodh
26 Nëntor, 20:45
-
Champions League/ Milan fiton me vështirësi në Bratislavë, Atl. Madrid shkërmoq Spartën e shqiptarëve! Në 21:00 luhen shtatë duele
26 Nëntor, 20:43
-
Netanyahu: Do të pengoj Iranin të ketë armë bërthamore
26 Nëntor, 20:41
-
NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike
26 Nëntor, 20:36
-
Izraeli e pranoi, kryeministri libanez fton komunitetin ndërkombëtar: Veproni për zbatimin e menjëhershëm të armëpushimit
26 Nëntor, 20:34
-
VIDEO/ Protesta e PD-së, sherr i ashpër mes protestuesit dhe qytetarit! Ndërhyn policia
26 Nëntor, 20:17
-
Mbyllet protesta e PD, hapet qarkullimi i automjeteve
26 Nëntor, 20:02
-
Protesta e PD, shoqërohen 7 protestues në polici
26 Nëntor, 20:00