Bruksel, rinis sot dialogu
Prishtinë- Beograd

Bruksel, rinis sot dialogu <br />Prishtinë- Beograd
BRUKSEL- Do të rinisin sot,më 21 nëntor, bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat u ndërprenë ,në muajin shtator, për shkak të incidenteve në kufirin Kosovë-Serbi.

Në këtë raund të dialogut midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe me pjesëmarrjen e SHBA-ve, pritet që për herë të parë të shtrohet për diskutim çështja e menaxhimit të integruar të kufirit shtetëror mes dy vendeve.

Gjithashtu do të bisedohet dhe për problemin e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë si dhe për çështjet që vazhdojnë të diskutohen si ajo e telekomunikacionit, energjisë dhe bashkëpunimi rajonal.

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, udhëtoi dje për Bruksel për të marrë pjesë në raundin e shtatë të dialogut teknik që do të mbahet më 21 dhe 22 nëntor 2011.

BISEDIMET
Propozimet që dolën pas takimeve të ndara të ndërmjetësuesit të BE-së, Robert Kuper me delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi për menaxhimin e integruar të kufirit Kosovë – Serbi, paraqesin përpjekje për të zhbllokuar gjendjen e ngrirë në veri. Jo zyrtarisht është thënë se një marrëveshje e tillë eventuale ka të bëjë me organizimin e pikave të përbashkëta doganore në kufi, pa e obliguar Serbinë që ta njohë Kosovën si shtet. Kurse menaxhimi do të bëhej nga doganierë të Kosovës, misionit të BE-së – EULEX dhe doganierët e Serbisë. Kjo ide nuk ka gjetur konsensus në mesin e subjekteve politike parlamentare në Kosovë.

Ndërsa, pala serbe shprehet skeptike në arritjen e ndonjë marrëveshjeje të rëndësishme në këtë raund bisedimesh. Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç, i tha Radios Evropa e Lirë, se pa u zgjidhur çështja e pikave kufitare në veri, marrëveshjet janë vështirë për tu arritur.

Bisedimet u ndërprenë në muajin shtator, për shkak të incidenteve në kufirin Kosovë-Serbi, përkatësisht në pikat kufitare Jarinë e Bërnjak, për shkak të kundërshtimit serb ndaj vendosjes së doganierëve kosovarë. Barrikadat e vendosura në rrugët që çojnë drejt këtyre pikave, të vendosura fillimisht në muajin korrik, pas aksionit të qeverisë për kthimin e kontrollit në kufi, u përforcuan pas 16 shtatorit, kur Prishtina mori mbështetjen ndërkombëtare për aksionin.Ndërsa pala serbe ka lidhur vazhdimin e bisedimeve me zgjidhjen e problemit në këto pika kufitare, mediat serbe komentojnë se dialogu është kushti kryesor që Serbia të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE në muajin dhjetor.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së