Bruksel, sot raundi i tetë
i bisedimeve Kosovë – Serbi

Bruksel, sot raundi i tetë <br />i bisedimeve Kosovë – Serbi
BRUKSEL- Mbahet sot raundi i radhës i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku temë kryesore pritet të jetë çështja e vendkalimeve kufitare në veriun e Kosovës. Prishtina është shprehur e gatshme të diskutojë për menaxhimin e përbashkët të kufirit, ndërsa Beogradi thekson se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që nënkupton njohje të kufirit me Kosovën.

Bisedimet e sotme ndodhin në një kohë kur situata në veriun e Kosovës mbetet e tensionuar.  Të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it u plagosën, ditët e fundit, gjatë përleshjeve me protestuesit serbë që kanë ngritur barrikada duke mbajtur të bllokuara rrugët në shenjë kundërshtimi ndaj shtrirjes së autoritetit të Prishtinës.

Dhuna është dënuar gjerësisht nga autoritetet ndërkombëtare dhe ato vendase, ndërsa forcat paqeruajtëse deklaruan se do të përdorin të gjitha mjetet e përshtatshme për të mbrojtur jetën e ushtarëve të KFOR-it.

Në prag të bisedimeve të sotme, presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, u bëri thirrje serbëve të Kosovës të largojnë barrikadat duke nënvizuar se ato nuk sigurojnë mbrojtjen e asnjë interesi kombëtar të serbëve, përkundrazi, sipas tij, shkallëzimi i dhunës rrezikon atë interes.

Ai tha se për shkak të zhvillimeve të djeshme, Serbia sot është më larg statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian sesa ishte një ditë më herët.

Javën që vjen pritet vendimi rreth propozimit që Serbisë t’i jepet ky status, por, kusht është përparimi në përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën që nënkupton ç’tendosjen e situatës në veriun e Kosovës.

Qëndrimet e presidentit serb nuk janë komentuar në Prishtinë, ndërsa në Serbi kanë nxitur reagime të ndryshme. Ndërkohë që një pjesë e forcave politike atje e kanë mbështetur atë, opozita e ka kritikuar ashpër.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë