Ministrja Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian. Ditën e nesërme, Spiropali do të pritet nga Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Po ashtu, Spiropali do të pritet nga Komisionerja për Zgjerim Marta Kos, si dhe Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore në Komisionin Evropian, Gert Jan Koopman.

Spiropali ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga përgatitjet e fundit për këto takime me Ambasadorin Ferit Hoxha, Kreun e Misionit të Shqipërisë në BE.

Ministrja thekson se nuk ka "asnjë minutë për të humbur, duke ruajtur ritmin e përshpejtuar të negociatave, për mbështetjen e mëtejshme të transformimit të Shqipërisë, sot e çdo ditë një hap më pranë Europës."

“Sapo mbërritëm në Bruksel, gati për takimet me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Europian.

Asnjë minutë për të humbur, duke ruajtur ritmin e përshpejtuar të negociatave, për mbështetjen e mëtejshme të transformimit të Shqipërisë, sot e çdo ditë një hap më pranë Europës”, shkruan Spiropali.