BRUKSEL- Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, kanë arritur marrëveshje për telekomunikacionin dhe energjinë.
Zyra e ndërmjetësueses Catherine Ashton, e cila është shefe e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, ka lëshuar komunikatën, në të cilën thuhet:
“Kam takuar kryeministrin Daçiç dhe kryeministrin Thaçi në Bruksel, për të vazhduar bisedimet për zbatimin e Marrëveshjes së Prillit. Kryeministrat kanë arritur marrëveshje për telekomunikacionin dhe energjinë”.
“Sa u përket zgjedhjeve komunale të nëntorit, kemi shqyrtuar progresin e bërë dhe kemi marrë disa vendime të rëndësishme për të siguruar zgjedhje të ndershme, me pjesëmarrjen e plotë të mundshme në procesin zgjedhor”.
“Kryeministrat janë pajtuar që Grupet Punuese për zgjedhjet, të kryesuara nga
OSBE-ja, të takohen sërish në ditët e ardhshme, në mënyrë që vendimet e marra sonte të zbatohen në kohën e duhur”, përfundon komunikata e baroneshës Ashton.
Kryeministrat Thaçi dhe Daçiç janë takuar të dielën për të 16-ën herë.
Para takimit, Thaçi nuk ka pranuar të flasë për çështjen e zgjedhjeve të 3 nëntorit, duke thënë se për to vendos Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë.
Ndryshe nga ai është shprehur Maja Kocijançiç, e cila është zëdhënëse e baroneshës Ashton.
“Palët do të bisedojnë për vazhdimin e zbatimit të Marrëveshjes së Prillit. Në fokus të veçantë do të jenë zgjedhjet, përgatitjet për zgjedhjet në nëntor. Është e rëndësishme që këto zgjedhje të përgatiten mirë, që të shkojë gjithçka siç duhet”, ka deklaruar Kocijançiq para gazetarëve.
Ajo ka thënë se nga dialogu nuk mund të përjashtohen edhe temat e tjera, duke përmendur telekomunikacionin dhe energjinë.
Kocijançiç ka kujtuar po ashtu pritjet e ndërmjetësueses Ashton që të dyja palët, në javët dhe muajt e ardhshëm, të zgjidhin çështjet e hapura me pjekuri dhe me konstruktivitet.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
67%
-
Jo
29.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3822
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15