/ATSH-AFP/ - Traktorë dhe manifestues pushtuan sot lagjen evropiane të Brukselit, një rrethm simbolik i institucioneve evropiane për t'i thënë "stop" masave shtrënguese dhe traktateve të tregtisë së lirë me SHBA-në.
Sipas agjencive belge të shtypit, manifestuesit ishin disa mijëra, duke përfshirë sindikata dhe përkrahës ekologjikë.
Rreth 30 traktorë të ardhur nga zonat bujqësore të vendit ishin parkuar përreth institucioneve.
Sipas agjencive belge, disa grupe manifestuesish hynë gjithashtu në ambientet e shoqatës evropiane të industrisë agroushqimore, "FoodDrink Europe" dhe në atë të sipërmarrësve, "Business Europe".
Manifestimi u organizua nga "Alliance 19-20?, një grupim i mobilizuar kundër politikave shtrënguese në Evropë dhe projektit të tregtisë së lirë mes SHBA-së dhe BE-së.
Gjatë mbledhjes së fundit të krerëve evropianë u ritheksua ambicja e tyre për të nënshkruar marrëveshjen me SHBA-në deri në fund të vitit 2015.
/Shqiptarja.com