Komisioni Europian ka publikuar dje raportin e tremujorit të dytë për vendet kandidate dhe potenciale kandidate për tremujorin e dytë 2016. Për Shqipërinë raporti e vë theksin në nivelin e lartë të borxhit të Shqipërisë, kreditë e larta me probleme, që vetëm në Shqipëri nuk arritën të ulen në tremujorin e parë, deficitin e lartë të llogarisë korente si dhe nivelin e ulët të realizimit të shpenzimeve kapitale. Vlerësohet se ka vijuar rimëkëmbja ekonomike në tremujorin e parë, ndërsa përmendet si zhvillim pozitiv dalja me suficit buxhetor në muajt e parë të vitit.
/Shqiptarja.com







