Direktorati Ekonomiko-Financiar i Komisionit Evropian publikoi dje raportin e radhës për zhvillimet gjatë tremujorit të katërt të vitit 2016 në vendet kandidate dhe ato që janë në proces kandidimi, ku hyn edhe Shqipëria.
Sipas raportit, situata ekonomikë në vendin tonë kryesisht paraqet nota pozitive, ku shquhen investimet e huaja, rritja e të ardhurave nga turizmi apo deficiti i ulët buxhetor. Nga ana tjetër, borxhi i lartë publik përbën gjithnjë një rrezik potencial të konsiderueshëm, ndërkohë që në rajon ka vende të tjera që po ecin edhe më mirë se Shqipëria.
Situata politike
Raporti i KE vlerëson faktin se më 9 nëntor Komisioni i Zgjerimit miratoi një rekomandim për Këshillin e Ministrave që të hapë procesin e negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë, që të lidhet ngushtë me progresin që do të arrihet në zbatimin e reformës në drejtësi.
Gjykata Kushtetuese e shpalli sin ë përshtatje me Kushtetutën e vendit ligjin më të fundit për kontrollin e magjistratëve, duke hapur kështu rrugën për zbatimin e tij.
Një fakt tjetër i evidentuar është ai, që agjencia e vlerësimit të riskut Moody’s afirmoi sërish nivelin B1 për letrat me vlerë të qeverisë shqiptare në dhjetor, por duke vënë në dukje se niveli i lartë i borxhit publik përbën gjithsesi një sfidë të rëndësishme.
Rritja
Në Shqipëri, rritja e ekonomisë ishte rreth 3.1% me bazë vjetore në tremujorin e tretë, në krahasim me rritjen e rishikuar për lart prej 3.3% në tremujorin e parë dhe 3.4% në të dytin. Ndërkohë, rritja e konsumit u ngadalësua, nga 4.1% në tremujorin e mëparshëm, në 1.6% në të tretin.
Por ka ndikuar pozitivisht fakti që shpenzimet nga ana e qeverisë u shpejtuan në një ritëm prej 2.8% rritjeje, nga vetëm 0.3%.
Tregu i punës u përmirësua teksa norma e papunësisë ra në 15.2%, niveli më i ulët ky në tre vjetët e fundit, si rrjedhojë e rritjes së punësimit në industri, shërbime, e bujqësi.
Llogaritë
Deficiti i llogarisë korente, pas një përkeqësimi të ndjeshëm në tremujorin e dytë, u përmirësua me 35% në të tretin. Gjithsesi, për 9-mujorin, deficiti i llogarisë korente u përkeqësua me 11% në krahasim me 2015-n. Ndërsa deficiti tregtar u pakësua në masën 13.7 për qind në shkallë vjetore gjatë tremujorit të tretë, kur eksportet kanë regjistruar një ritëm tre herë më të shpejtë se sa importet (18.1% dhe 6.1%).
Eksporti i shërbimeve madje u rrit 24%, ku ka ndikuar një shtim i ndjeshëm i të ardhurave në sektorin e turizmit. Nga ana e tyre, investimet e huaja direkte në ekonomi u rritën në masën 11.3 për qind në shkallë vjetore.
Buxheti
Të ardhurat buxhetore për 11-mujorin ishin 1.4% më pak se plani. Por shpenzimet patën një mosrealizim edhe më të lartë: -6.9%. Me rishikimin e buxhetit, borxhi publik u rrit me 0.4 pikë përqindje, për të arritur në nivelin e 71.3% të PBB-së.
Në fund të shtatorit, borxhi i jashtëm bruto arriti në 7.9 miliardë euro, që përfaqëson një rritje në masën 6.6% në shkallë vjetore.
Bankat
Kreditë me problem u ulën nga niveli më i lartë i vitit, prej 21.4% në gusht, në 20.4% në nëntor. Rritja vjetore e kredisë, që reflekton dhe efektin e fshirjes së detyrueshme në disa kategorive të huave me probleme), që ishte negative deri në gusht, u kthye në pozitive në muajt në vijim dhe arriti 0.8% në nëntor.
Rajoni
Performanca e rritjes në Ballkanin Perëndimor u përmirësua në tremujorin e tretë 2016, kur prodhimi i rajonit u përshpejtua në rreth 2.5% me bazë vjetore, sipas raportit të Komisionit Europian. Kjo erdhi kryesisht për shkak të rritjes së prodhimit në Serbi, ekonomisë më të madhe në rajon. PBB e Serbisë u përshpejtua në 2.6%, në rritje nga 1.9% në tremujorin e mëparshëm, e mbështetur nga eksportet e forta dhe performanca e investimeve.
Gjithashtu dhe Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina regjistruan një rritje më të fortë të prodhimit. Në të kundërt, Maqedonia regjistroi një ngadalësim në 2.4% (nga 3.1%) duke reflektuar investimet në mënyrë domethënëse më të ulëta dhe rënie të besimit, si rrjedhojë e krizës së zgjatur politike. Rritja e prodhimit vjetor u ngadalësua lehtë në Shqipëri dhe Mal të Zi, por të dy vendet vazhduan të përfitonin nga investimet e forta dhe eksportet.

dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com