Brukseli: Nuk bëtë
zgjedhjen më të mirë

Brukseli: Nuk bëtë<br />zgjedhjen më të mirë
TIRANE- Sipas Direktoratit të përgjithshëm të Taksave e Doganave të Komisionit Evropian, qeveria Rama nuk ka bërë hapin më të mirë të mundshëm me pranimin e një kompanie konsulente private për të përmirësuar performancën e doganave, ndërkohë që BE është e angazhuar prej kohësh në asistencë të tillë.
Sa më poshtë, vijon mesazhi i këtij isntitucioni.
 
Bashkëpunimi me autoritetet e mëparshme shqiptare ka qenë i përsosur dhe ne kemi sqaruar një numër çështjesh sëbashku. Komisioni kërkon të shprehë dy shqetësime:
1. Lidhur me çështjen e Crown Agents (një propozim për reformë në taksa e dogana që po shqyrtohet nga qeveria e re)
Ne mendojmë se ngritja e kapaciteteve hap pas hapi në përputhje me IPA-n është një zgjidhje më e mirë se sa të marrësh konsulentë me më pak përvojë të afërt në dogana apo/ dhe në taksa (si psh lidhur me sigurinë apo zhvillimet e reja). Natyrisht, në një afat të shkurtër ata nuk do të ishin në gjendje që në vend të ndryshonin strategjinë dhe strukturën e biznesit dhe të ndërtojnë kapacitetet, por vetëm sa do të zëvendësojnë zyrtarë shqiptarë. Pastaj, a janë në nivel të lartë burimet dhe pajisjet e konsulentëve? Natyrisht, u takon autoriteteve aktuale shqiptare që të vendosin lidhur me zgjidhjen më të mirë.
2. Lidhur me ndryshimin e dy përfaqësuesve në grupin e punës për përditësimin e përvojave më të mira
Në kuadër të Doganave 2013, ne krijuam një ekip me 17 vetë që do të punonin për përditësimin e një regjistri me praktikat më të mira në zina të ndryshme doganore. Të gjithë ekspertët u caktuan me përzgjedhje, nëpërmjet një lajmërimi për procedurë emërimi. Dy vetë u caktuan nga Shqipëria (pak muaj më parë) për shkak të përvojës dhe kompetencave në këtë fushë dhe sepse ky grup do të mund të bashkonte ekspertë nga fusha të ndryshme, secili për të punuar mbi një subjekt (trajnimi, zbatimi i IPR, tranziti, origjina, siguria, etj). Një takim dhe diskutim i parë u zhvilluan në verë. A do të ketë një takim të dytë në nëntor? Çështja është se autoritetet shqiptare kanë vendosur tani që të ndryshojnë të dy përfaqësuesit për takimin e ardhshëm (të dytë), çka sigurisht përbën nëj rrezik për vazhdimësinë e punës së diskutuar dhe të bërë tashmë.

Kushtet e kontratës
Gjithë shpenzimet e automjeteve i ka Shqipëria
Janë 400 mijë euro, që duhet të jepen në formë paradhënieje nga pala shqiptare, për blerjen e 10 automjeteve që do të shërbejnë për konrulentët britanikë. Sipas kushteve të kontratës, shteti shqiptar do të sigurojë jo vetëm automjetet, por edhe regjistrimin, sigurimet, mirëmbajtjen, parkingun, madje edhe gjithë karburantin që nevojitet për lëvizjen e përfaqësuesve të agjentëve doganorë britanikë. Po kështu, duhet të sigurohen zyra, si dhe orendi e pajisje. Ndërsa uniformat apo pajisjet elektronike si lap-topë, etj, do të sigurohen nga vetë kompania e huaj.
Nga ana tjetër, në një faturë shoqëruese, por që është ende në projekt, paraqitet një hua paradhënie, me vlerë prej më se një milion eurosh, nga pala shqiptare për shpenzime të para të përfaqësuesve të “Crown”.

faksimile, brukseli


Shkrimi u publikua sot (13.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar