Në prangat e SPAK si pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga Suel Çela në Elbasan ka rënë dhe Pajtime Fetahu ish gjyqtarja e Elbasanit. Në dosjen e SPAK thuhet se duke pasur pozicionin e gjyqtares pranë Gjykatës së Shkallës së Partë të Elbasanit Pajtime Fetahu ka kryer veprime me qëllim lehtësimin pozitës së të arrestuarve ose të hetuarve për vepra të ndryshme penale për bashkëpunëtorët e Suel Çelës apo dhe ashpërsimin e dënimit për kundërshtarët e tij.
Një episode për të cilën bëhet fjalë është ai i dënimit të Astriti Sinanajt, i cili më 6 maj 2017 tentoi të vriste biznesmenin Fuad Verzivolli, duke i vendosur poshtë makinës 1 kg tritol C4, që fatmirësisht nuk shpërtheu.
SPAK sjellë si provë bisedat e zbuluara në Sky të Marjus Lulaj, i cili më parë mbante emrin e Suel Çelës që kërkon që Sinanajt ti jepet dënimi sa më i rëndë dhe se për këtë i ka dhënë lekë Pajtime Fetahut në atë kohë gjyqtare.
SPAK ka rënë në gjurmët e bisedës së datës 7 shkurt 2020 ku i hetuari Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishin, I cili kishte lidhje me vajzën e gjyqtares, Megi Fetahun dhe nga konteksti bisedës dyshohet së kërkon dënimin e një shtetasi i cili ështe në proces gjyqësor në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan.
Në dosje evidentohet se për arritjen e këtij qëllimi Marjus Lulaj shprehet se do të paguajë para shtetases të cilen e identifikon me emrin Pajtime, e cila në kohën që janë zhvilluar komunikimet ka mbajtur detyrën e gjyqtares pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Për këtë thotë se i ka çuar haber me Blerinën. Në dosje e akuzuar është edhe avokatja e grupit Blerina Beqiri
".i kemi cu haber me blerinen...ta thy nmest...leket ja japim ne pajtimes...sa te doi...ai k... thuj bomben do e plaste te tregu....sot i ka shku ne takim i vllai gollos ati te bombes i ka cu ushqime...se kan hall se po flet...jo lene se ja thot blerina...". Shkruan Marjus Lulaj
SPAK argumenton në dosje se nga verifikimet e kryera dyshohet se biseda ka të bëjë me procesin gjyqësor i cili po zhvillohej në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan në ngarkim te shtetasit Astrit Sinanaj i cili ishtë nën akuzë për veprat penale "Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave", "Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese", "Shkatërrimit të pronës me eksploziv" dhe "Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit.
Gjykata e Shkalles se Pare Elbasan me vendimin nr 13-2020-2937, datë 08 korrik 2020 vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Sinanaj dhe dënimin përfundimisht me 25 (njezet e pese) vjet burgim.
Ky shtetas është vënë në akuzë si autori i ngjarjes së datës 06 maj 2017, ku Sinanaj dyshohet se ka tentuar të vrasë me 1 kg tritol C4 biznesmenin Fuad Verzivolli, bashkëpunëtor i tij. Lënda shpërthyese është vendosur poshtë një automjeti me targë AA 774 NK në pronësi të Verzivollit, duke u aktivizuar nga distanca. Por kjo tentativë ekzekutimi me tritol ka dështuar, për shkak të mekanizmit të gabuar.
Në këte kuadër Marjus Lulaj i shkruan se nëse lënda plasese do të kishte shpërthyer atëherë pasojat do të kishin qenë shumë rënda, pasi sipas tij makina e Fuad Verzivollit shkonte në tregun Agro - Ushqimor në pronësi të ë atit Petrit Çela ku dhe do të aktivizohej lënda plasëse. Ndërkohë Faud Verzivolli, objektiv i këtij atentati pat në gjykatë se sulmi me tritol ndaj tij ishte financuar nga Florenc Çapja, pasi ai nuk ka asnjë njohje me Astrit Sinanaj.
Ndërkohë më 24 prill 2023 Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin e dhënë nga Gjykata e Elbasanit me 25 vite burg për Astrit Sinanajn