BRUKSEL - Komisioni Evropian vendosi sot të fillojë një operacion të ri në Mesdhe për të ndihmuar Italinë të përballet me fluksin e imigrantëve dhe i kërkon shteteve anëtare të vendosin në dispozicion mjetet e nevojshme.

I quajtur "Frontex plus", ky operacion do të zëvendësojë operacionin "Mare Nostrum", një vendosje e një numri të lartë anijesh në det e marrë përsipër nga Italia pas mbytjes së dy anijeve me imigrantë në tetor 2013 dhe që Roma kërcënon se do e ndërpresë në tetorin që vjen.

Ky vendim u morr nga komisionerja evropian e Punëve të Brendshme, Cecilia Malmstrom, në përfundim të një takimi me ministrin italian të Punëve të Brendëshme, Angelino Alfano.
Roma shtoi ditët e fundit kërkesat për një bashkëpunim evropian, ndërkohë që rreth 300 imigrantë vdiqën këtë fund javë në Mesdhe./ATSH/

Redaksia Online