Brukseli: Të përfundojë reforma
Komisioni Europian shprehet se pjesa më e rëndësishme mbetet ende reforma zgjedhore, dhe progreset e arritura javët e fundit. Zëvendëskryetari i delegacionit për Ballkanin, Libor Roucek i grupimit socialistdemokrat ve në pah progreset që janë arritur javët e fundit, duke u ndalur veçanërisht tek rëndësia e reformës zgjedhore.
BRUKSEL - Komisioneri për Zgjerim në BE, Stefan Fyle i drejtohet sërish politikës shqiptare se, realizimi i reformave të jetë kontribut i të gjitha palëve.
“Më lejoni të nënvizoj rëndësinë që ka kontributi i të gjithë aktorëve në realizimin e reformave, vazhdimi i bashkëpunimit gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, si dhe dialogu ndërmjet qeverisë dhe opozitës. Komisioni është i gatshëm të japë mbështetje dhe orientime për këto përpjekje të rëndësishme të Shqipërisë, të cilat bëhen edhe më të rëndësishme në këtë kohë kur i gjithë rajoni po ecën përpara”, tha Fyle pas takimit me ministren e integrimit, Majlinda Bregu.
Deklarata është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Europian. Sipas kësaj deklarate, Fyle ka nxitur mbylljen e reformës zgjedhore.
SOCIALISTËT NË KOMISIONIN EUROPIANZëvendëskryetari i delegacionit për Ballkanin, Libor Roucek i grupimit socialistdemokrat ve në pah progreset që janë arritur javët e fundit, duke u ndalur veçanërisht tek rëndësia e reformës zgjedhore.
“Zhvillimet janë pozitive dhe mund të themi se janë bërë shumë progrese. Por ne jemi ndalur gjerësisht tek reforma zgjedhore. Jo lidhr me detajet e zgjedhjeve, pasi kjo nuk është detyra jonë. Por ajo që është e rëndësishme për ne dhe që u themi forcave politike në Shqipëri është që kodi zgjedhor dhe proçedurat të jenë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODHIR. Pasi na pëlqen apo jo, Shqipëria nuk do të gjykohet për faktin se kush do fitojë apo kush do ti humbi zgjedhjet e 2013, por se sa do ti plotësojë vendi standartet gjatë zgjedjeve në 2013”, u shpreh Roucek në prononcimin e tij për mediat shqiptare në Bruksel.
Në takimin që ministrja Bregu ka patur me raportuesin për Shqipërinë, Nikolaos Chountis, është vënë në pah vullneti i Parlamentit Europian për të përfshirë në rezolutën për Shqipërinë të gjitha arritjet që Shqipëria mund të korrë deri në tetor.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
55.1%
-
Jo
38.2%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 2337
Lajme të tjera
-
Xhaçka pret zyrtaren e Lartë të OSBE-së: Të bëjmë çmos për llogaridhënien e Rusisë për krimet e luftës! Schmid: Qasja e Shqipërisë ndaj Ukrainës, për t’u vlerësuar
24 Mars, 11:38
-
Zgjedhjet vendore, sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së mbërrin nesër në Tiranë, pritet të takohet me Begajn, Ramën e Xhaçkën
23 Mars, 14:18
-
'Vendoret'/ Celibashi: S'ka reklama falas për partitë, asnjë rregullim ligjor për mediat online! Ambasadori i OSBE: Financimi në televizione të monitorohet
20 Mars, 10:17
-
‘Vendoret’/ Celibashi thirrje partive politike: Kandidatët të mos kenë rekorde kriminale! Ambasadori De Santics: Shqipëria ka bërë progres por ka ende pune
16 Mars, 10:16
-
Zgjedhjet e 14 majit, prezenca e OSBE-së takim me ndërkombëtarët dhe Celibashin
15 Mars, 18:30
-
Zgjedhjet e 14 majit, nis trajnimi i efektivëve nga ekspertë të OSBE, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ! Drejtori i Policisë së Shtetit: Siguroj se do të zbatohet ligji
6 Mars, 16:54
-
Mbledhja e OSBE-së, nis me protesta dhe bojkot për shkak të pjesëmarrjes së Rusisë
23 Shkurt, 17:09
-
Rrumballaku pret ambasadorin e OSBE, në fokus roli i efektivëve të policisë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore
17 Shkurt, 20:16
-
Nga zgjedhjet e 14 majit tek vota e emigrantëve, Gjiknuri takon kreun e OSBE-së në Shqipëri
7 Shkurt, 19:51
-
Kurti diskuton me ambasadorët e QUINT-it në OSBE për dialogun Kosovë-Serbi
7 Shkurt, 19:07
-
Meta pret në takim ambasadorin e ri të OSBE në Tiranë: Diskutuam edhe për zgjedhjet e 14 majit
6 Shkurt, 14:07
-
Veliaj pret ambasadorin e ri të OSBE: Thellojmë bashkëpunimin! Presidenca e B40-s, një mundësi unike për Tiranën
26 Janar, 14:24