
Foto: Flamuri i BE
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nuk mbajti një konferencë për media në Prishtinë pas takimeve që pati me presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke thyer traditën në vizitën e saj vjetore në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kosova, por edhe Maqedonia e Veriut do ta ketë të njëjtin fat. Dhe arsyeja pas kësaj janë zgjedhjet aktuale që u mbajtën e do të mbahen në këto dy shtete për të mos e thyer praktikën e Bashkimit Europian në raste të tilla.
“Arsyeja për mosmbajtjen e konferencës për media në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut është për shkak të zgjedhjeve që janë në proces ose pritet të mbahen së shpejti, sipas praktikës së zakonshme”, tha zëdhënësja e Komisionit Europian, Paula Pinho, për mediat në Kosovë.
Liderët e BE-së i shmangën konferencave për shtyp në vendet ku ka zgjedhje në përpjekjet për të ruajtur neutralitetin politik dhe për të shmangur ndonjë ndikim në fushatën zgjedhore.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Von Der Leyen mesazh Osmanit e Kurtit: Formoni institucione të forta, ulni tensionet









