“Jam 33 vjeç. Jam nga Dibra me origjinë, por që jetoj në Kosovë prej 15 vitesh. Jam nënë e tre vajzave. Nga 2019 kam arritur të fitoj rreth 40 çmime, kupa dhe medalje,”-thotë fillimisht Brunilda.
Historitë si të Brunilda Gjurës janë të rralla. Ajo është ndër të paktet pilote që ka Shqipëria në garat me makina, e apasionuar pas motosportit që në vogëli.
“Unë jam rritur në një familje ku janë marrë gjatë gjithë kohës me makina, rregullime e modifikime. E kam mësuar që në moshën 9-vjeçare ti jap makinës dhe motorit. Ka filluar si gjë e vogël dhe tani siç po shihet nga rezultatet po shkon si gjë e madhe,”-u shpreh pilotja.
Brunilda është ndër pilotët e dalluar të Prishtina Racing Club, por në fillimet e saj asgjë nuk ka qenë e lehtë. Për Report TV ajo shprehet se paragjykimet nuk kanë munguar, por me kalimin e kohës, duke treguar aftësitë në 4-rrotësh, ato janë zbehur.
“Gara e parë ka qenë vetëm për vajza dhe kjo ndoshta e ka zbehur pak mentalitetin që ky sport është vetëm për meshkuj. Kështu u bë një ambient më i pranueshëm edhe për vajzat që duan të përfshihen në këtë sport,”-deklaroi ajo.
Garat Brunilda i ka nisur me një BMV 330, por aktualisht përzemër ka një tjetër makinë.
“Në garat e fundit kam marrë pjesë me një fiat punto, shumë të thjeshtë. Është një makinë që e përdor çdo ditë për punë, për familjen dhe pikërisht me atë makinë që asnjëri nuk e mendon dhe beson kam arritur rezultatet më të mira ndonjëherë,”-tha Brunilda.
Kushdo që merret me auto sport vështirësinë më të madhe ka pjesën ekonomike.
“Deri më tani ia kam dalë me shpenzimet e mia dhe të familjes, por shpresoj këtë vit me ligjin e sponsorizimit gjërat të jenë shumë më të thjeshta. Më mbetet vetëm që të jap maksimumin,”-deklaroi pilotja.
Brunilda në disa gara kombëtare dhe ndërkombëtare të njohura nga FIA ia ka dalë të mposhtë shpesh edhe meshkujt, ndërsa për tre vite me radhë është shpallur kampione e Kosovës, duke fituar edhe çmimin ‘Helmeta e Artë’.
Me shami Brunilda duket yll i bukur. Pa shami duket shume e plakur. gjynah qe ka dal pa shami ne interviste.
PërgjigjuFik dritat kur ti rrasesh gerneten or teeeejjjjj
Po ti nga ky artikulli shamia e kokës të ta në sy?!? Po vetë a mban shami ti? Me siguri dukesh YLL