BSH: Bien treguesit ekonomikë
Industria sektori më i preku

BSH: Bien treguesit ekonomikë<br />Industria sektori më i preku
TIRANE - Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me rreth 2.5 pikë në tremujorin e parë të vitit 2012, ve ne dukje raporti i Bankës së Shqipërisë që i kushtohet vrojtimit të besimit të biznesit dhe të konsumatorit në vend në periudhën janar-mars 2012. Aktualisht, TNE-ja shënon nivelin 80.8, duke qëndruar dukshëm poshtë mesatares së saj afatgjatë. Kontributin kryesor në rënien e TNE-së e shkaktoi ulja e theksuar e besimit konsumator. Në të njëjtin drejtim por në një masë më të ulët, veprojë edhe rënia e besimit në sektorin e industrisë dhe të ndërtimit, thuhet në raport.

Sektori i industrisë

Treguesi i besimit në industri (TBI) ra me 3.5 pikë përqindjeje në tremujorin e parë të vitit 2012. TBI-ja aktualisht qëndron 5.4 pikë përqindjeje poshtë mesatares së saj afatgjatë. Në keqësimin e TBI-së për tremujorin e parë ndikojë vlerësimi më pesimist i bizneseve për prodhimin dhe situatën e punësimit. Gjithashtu, grumbullimi i inventarëve në tremujorin e parë të vitit 2012 dha kontribut negativ në ndryshimin e nivelit të TBI-së

Sektori i ndërtimit

Treguesi i besimit të sektorit të ndërtim (TBN) vijoi të shënoi rënie (1.4 pikë përqindje) edhe në tremujorin e parë të vitit 2012 por me ritme më të ngadalta krahasuar me një tremujor më parë. Aktualisht niveli i tij prej -27.9 pikë përqindjeje (vlera më e ulët historike) qëndron 22.1 pikë përqindjeje poshtë mesatares së tij afatgjatë. Përkeqësimi i TBN-së u përcaktua vetëm nga rënia e theksuar e balancës për vlerësimin e gjendjes së punësimit në këtë sektor. Rënia e saj me 10.3 pikë përqindjeje nuk u kompensua nga përmirësimi me rreth 5.4 pikë përqindjeje në balancën e kërkesës aktuale.

Sektori i shërbimeve

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) regjistroi rritje në tremujorin e parë të vitit 2012. Pas rënies së theksuar të besimit të bizneseve në sektorin e shërbimeve gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar, ky tregues u rrit me 3.2 pikë përqindjeje në tremujorin aktual, ndonëse mbetet ende poshtë mesatares së tij afatgjatë.

Besimi i konsumatorëve

Treguesi i besimit të konsumatorëve (TBK), pas përmirësimit të shënuar në dy tremujorët e mëparshëm, shënoi rënie në tremujorin e parë të vitit 2012. Pasi u përmirësua me rreth 3.1 pikë përqindjeje në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, TBK-ja shënoi rënie me rreth 7.0 pikë përqindjeje në tremujorin e parë të vitit 2012. Përkeqësimi i besimit konsumator gjatë këtij tremujori u ndikua nga përkeqësimi i të gjitha balancave përbërëse të këtij treguesi. Rënie të ndjeshme pësoi balanca mbi blerjet në shuma të mëdha, e cila ra me 14.6 pikë përqindjeje. Në të njëjtin drejtim ndikoi dhe rënia me 4.6 pikë përqindjeje e balancës së situatës së kursim shpenzimeve.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura