BSH: Ekonomia shqiptare vazhdon të lëvizë në një trajektore pozitive zhvillimi

 /ATSH/- Ekonomia shqiptare vazhdon të lëvizë në një trajektore pozitive zhvillimi.
Ekspertë të Bankës Qendrore u shprehën sot gjatë një takimi me përfaqësues të medias se, "meqëne se kërkesa agregate, prodhimi dhe punësimi, janë poshtë niveleve të tyre potenciale, presionet afatmesme mbi inflacionin mbeten të dobëta".
Sipas tyre, ambienti i jashtëm paraqitet ende sfidues dhe burimet e brendshme të rritjes ekonomike shfaqen ende të pakonsoliduara.
Në horizontin afatmesëm, Banka e Shqipërisë pret një kthim gradual të inflacionit në objektiv, të mbështetur nga përmirësimi progresiv i rritjes ekonomike.
Në ndryshim nga parashikimet paraardhëse, projeksionet aktuale sugjerojnë se kthimi i ekonomisë në ekuilibër dhe i inflacionit në objektiv do të kërkojë një kohë disi më të gjatë. Këto projeksione sugjeruan nevojën për forcimin e stimulit monetar në ekonomi, për të nxitur më tej kërkesën e brendshme dhe për të forcuar më tej kanalin e kredisë.
Me shqyrtimin e këtij raporti, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë uli me 0.25 pikë përqindjeje normën bazë të interesit, duke e zbritur atë në nivelin 1.75%. 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social