TIRANE, 31 Janar /ATSH/- Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar së fundi, evidenton se në fund të vitit 2014 sasia e parasë jashtë bankave arriti në 206.7 miliardë lekë, kundrejt 198.9 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë një vit më parë.
Sipas Bankës së Shqipërisë rritja e sasisë së parasë në qarkullim, jashtë bankave është një sinjal që lidhet edhe me përmirësimin e kërkesës së brendshme, çka sjell më shumë qarkullim të parasë në tregun e produkteve të konsumit.
Ekspertët bankar janë të mendimit se, ulja e normave të interesit për depozitat bankare, po nxit rritjen e sasisë së parasë në qarkullim. Ndersa politika monetare lehtësuese synon të nxisë kreditimin dhe qarkullimin e parasë për investive. Sipas BSH-s[, në fund të Nëntorit, rritja vjetore e depozitave bankare shënoi 0.9%. e.xh/ /a.g/