BSH, Këshilli Mbikqyrës diskuton raportin 3-mujor të politikës monetare

/ATSH/- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të diskutojë javën që vjen raportin 3-mujor të politikës monetare, ku në qëndër të vëmendjes do të jetë ndryshimi ose jo i normës bazë të interesit për lekun.
Banka e Shqipërisë vazhdon të ndjekë një politikë monetare lehtësuese duke e ulur normën bazë të interesit në nivelin historik 2%.
Ulja e normës bazë është reflektuar në një gamë të gjerë normash interesi në tregun financiar, përfshirë edhe ato për kredinë dhe për letrat me vlerë të qeverisë.
Ekspertët bankar vlerësojnë se lehtësimi i vazhdueshëm i politikës monetare është reflektuar sidomos në treguesit e investimeve, ku ato të brendshme dhe të huaja shfaqën përmirësime të ndjeshme gjatë gjysmës së parë të vitit. Ndërsa sygjerojnë se bashkërendimi i politikave gjithëpërfshirëse do të nxisë dhe rrisë kreditimin si katalizator për rritjen ekonomike të vendit.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave