TIRANE, 11 Shkurt  /ATSH-E.Xhajanka/- Statistikat zyratre të Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se, aktivitetet e bujqësisë, gjuetisë dhe pyjeve, shënuan një rritje vjetore me 1.2% të vlerës së shtuar në rritjen ekonomike të vendit gjatë tremujorit të tretë të vitit.
Ekspertët e fushës vlerësojnë se, kjo rritje mbetet nën normën mesatare historike prej 4.6% të zgjerimit të sektorit bujqësor. Ndersa kushtet e motit nuk kanë qenë të favorshme, gjë që ka ndikuar nivelin e faktuar të prodhimit bujqësor në tremujorin e tretë.
Bujqësia vlerësohet si një nga sektorët me kontribut të madh në ekonominë e vendit, në këtë kuadër politikat e dikasterit të Bujqësisë janë adresur për nxitjen e prodhimit dhe konkurueshmërinë e tij.
Këtë vit dikasteri i Bujqësisë ka bërë ndryshime të thella në skemat e mbeshtetjes për femerët, ku më shumë hapësirë i është dhënë skemës "Mbështetje 50% të investimit", e cila ka si fokus kryesor, ngritjen e pikave të grumbullimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale; të përpunimit të tyre si dhe të fermave të mëdha.
Ndërsa sipas burimeve nga Ministria e Bujqësisë vemendje dhe prioritet do te marrin subvencionet per fermerët e prekur nga përmbytjet, që përfshinë ditët e fundit jugun e vendit, nga përkeqësimi i motit me shira të dënduar.
Skemat mbështetëse synojnë formalizimin e bujqësisë shqiptare, punësim, eksporte dhe rritje ekonomike. Ato mbështesin dorëzimin e prodhimit bujqësor në pikat e grumbullimit, infrastrukturë për grumbullim, ruajtje, përpunim dhe tregtim të produkteve; investime për inovacion e teknologji bujqësore, sigurimin e standardeve dhe cilësisë së produkteve; mbështetje për bagëtitë e imta, bazuar në traditën dhe avantazhet konkurruese të vendit tonë./a.g/