BSH: Kreditimi në vendin tonë në të njëjtën linjë me vendet e rajonit 

 /ATSH/- Banka e Shqipërisë ka publikuar së fundi raportin mbi ecurinë e kreditimit në vendin tonë, vendet e EQJL dhe ato të rajonit, për 3-mujorin e III 2015, ku shihet se ecuria e këtij treguesi ka ndjekur trajektore të njëjtë ngadalësimi,  për të gjitha vendet e përfshira në analizë.
Sipas raportit të BSH-së, ecuria e kredisë për sektorin privat në rajonin e EQJL-së mbetet e plogësht dhe e segmentuar edhe në muajt korrik-gusht. Në vendet e Ballkanit vërehet e njëjta tendencë rënëse e këtij portofoli, pavarësisht zbutjes së lehtë të normave tkurrëse.
"Vendet e Evropës Qendrore vazhdojnë të shënojnë norma të ulëta, por të qëndrueshme rritjeje, të cilat mbështeten si nga zgjerimi i kredisë për individë, ashtu dhe nga ai i kredisë për biznese" citon BSH-ja.
Në të njëjtën linjë me vendet e tjera të Ballkanit, normat e kreditimit të sektorit privat në Shqipëri mbeten në territor negativ. Stoku i kredisë për sektorin privat në rajon e EQJL-së regjistroi rritje mesatare vjetore me rreth 2% në muajt korrik-gusht. Kjo normë rezultoi lehtësisht më e lartë kundrejt gjysmës së parë vitit, e udhëhequr nga përmirësimi i normave të kredisë në vende si Çekia dhe Polonia në Evropën Qendrore.
Ndërkohë, ecuria e kredisë në vendet e tjera të rajonit ka vijuar të jetë e plogësht, ku në shumicën prej tyre portofoli i kredisë për sektorin privat rezulton me tkurrje. Vrojtimet e kryera në këto vende, tregojnë se megjithë raportimet për përmirësim të kushteve të kreditimit në gjashtëmujorin e parë të vitit, bankat e huaja të pranishme kanë vijuar të ndjekin politika shtrënguese në shkallë të dryshme mes vendeve të rajonit.
Gjithashtu, raporti vëren se, në shumicën e vendeve të rajonit të Ballkanit janë shënuar sërish norma rënëse të kredisë për biznese. Bizneset në këto vende duket se po shtyjnë në kohë planet për investimet e tyre, në situatën aktuale të pasigurive në lidhje me zhvillimet ekonomike në të ardhmen

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit