/ATSH/- Kredia për ekonominë shënoi rritje në dy muajt e fundit të vitit 2014. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, rritja vjetore e kreditimit rezultoi 3.8% në fund të muajit nëntor, nga 1.6% që shënonte në fund të tremujorit të tretë të vitit.
Në raportin e Politikës Monetare për tremujorin e katërt të vitit 2014, BSH-ja njoftoi se, zhvillimi pozitiv dhe i qëndrueshëm i ekonomisë së vendit është reflektuar në rritjen e dukshme të kreditimit në lekë, kundrejt një ecurie të dobët të asaj në valutë, duke ndihmuar kështu një përcjellje më të mirë të stimulit monetar në ekonomi.
Kredia në lekë u rrit me 9.3% në muajin nëntor, ndërkohë që kredia në valutë u tkurrur me 0.9% kundrejt vitit të kaluar. Në vrojtimin e aktivitetit kreditues, bankat shprehen se prirja për rënien e normës së interesit të kredisë në lekë do të vijojë edhe në tremujorin e ardhshëm.
/Shqiptarja.com