Banka e Shqipërisë synon të jetë një partner i hapur me sistemin bankar që ka situata të vështira financiare. Ajo po përgatit hartimin e një ligji të posaçëm për trajtimin e bankave në situata të vështira financiare, që ndryshe në terminologji njihet si Resolution Laë. Ndër sfidat e BSH-së për vitin 2016 mbetet nxitja e kreditimit në mbështetje të sektorit privat dhe sigurisht me norma më të ulëta interesi. Ndërkohë që politika monetare gjatë këtij viti do të jetë përsëri në kahun lehtësues. Banka e Shqipërisë synon përafrimin e shpejtë me modelin e bankës qendrore të sistemit evropian.