Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar në  mbledhjen e sotme Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë 2017.
  
Në këtë raport, Banka e Shqipërisë vlerëson që veprimtaria e sektorit bankar dhe e sistemit financiar në përgjithësi, u paraqit e qëndrueshme gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, dhe aftësia e tij për të përballuar rreziqet e veprimtarisë është e mirë.
 
Ecuria e treguesve makroekonomike dhe zhvillimet në mjedisin e përgjithshëm ekonomik, mbështetën më mirë veprimtarinë e sistemit financiar.
 
Në sektorin bankar, treguesit e performancës financiare, të kapitalizimit dhe të likuiditetit të veprimtarisë, përgjithësisht u përmirësuan.
 
Megjithatë, analiza e faktorëve përcaktues dhe ushtrimet e provës së rezistencës sugjerojnë nevojën për monitorimin e ecurisë së këtyre treguesve përgjatë kohës.
 
Zhvillimet në sektorin bankar gjatë periudhës evidentuan përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së kredisë dhe dëshmuan rëndësinë e vijimit të këtij procesi
” thuhet në deklaratën e Bankës së Shqipërisë.


dy.b/shqiptarja.com