/ATSH/- Banka e Shqipërisë bën të ditur se, dërgesat e emigrantëve në tremujorin e tretë të vitit 2014, u rritën me 2% ndaj të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, me një vlerë totale prej 156 milionë eurosh.

SIpas BSH-së, për të gjithë 9-mujorin, vlera e remitancave ishte rreth 406 milionë euro, pothuajse në vlerë të njëjtë me vitin e kaluar.

Megjithatë, në total bilanci i llogarisë korrente të vendit, që mat diferencën mes flukseve valutore hyrëse dhe dalëse, u rrit me 29% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.