/ATSH-E,Xhajanka/- Totali i kredisë u rrit me 28 miliardë lekësh ose me rreth 4.9%, gjatë vitit 2014, beri të ditur Banka e Shqipërise, në raportin e publikuar së fundi mbi mbikqyrjen bankare. Rritja më e lartë e tepricës së kredisë konstatohet në tremujorin e katërt të vitit 2014 me 17.8 miliardë lekë, ndërsa rënia e vetme rezulton në tremujorin e parë me 5.2 miliardë lekë.Gjatë vitit 2014, ecuria e rritjes mujore të kredisë ka reflektuar luhatje të vogla. Rritja më e ulët shënohet në muajin janar me -1.05% dhe ajo më e lartë në nëntor me 1.49%. Rritja mesatare mujore e kredisë ishte 0.40%.
Sektori privat ka peshën më të madhe në totalin e kredisë
Në një vështrim të totalit të kredisë sipas llojit të subjektit vërehet që sektori privat ka peshën më të madhe në totalin e kredisë, duke zënë rreth 69.6% në fund të vitit 2014, nga 68.9% në vitin 2013. Gjatë periudhës janar - dhjetor 2014, kredia dhënë sektorit publik dhe individëve ka regjistruar një rritje me përkatësisht 10.3 dhe 1.2%. Të njëjtin trend ka ndjekur edhe kredia dhënë sektorit privat, e cila rezulton me një rritje prej 6%.
Përgjatë viteve, kredidhënia në sistem ka pasur një orientim më të madh drejt biznesit, kredia ndaj të cilit, e shprehur si peshë në portofol, ka ardhur duke fituar terren përkundrejt kredive të dhëna individëve. Kjo tendencë është zbutur, dhe raporti midis dy grupimeve - biznesit dhe ndividëve - ka një tendencë të qëndrueshme gjatë 3 viteve të fundit.
Përbërja e portofolit të kredisë sipas subjektit dhe monedhës
Rreth 61.9% e kredive dhënë biznesit është kredi në monedhë të huaj. Kredia në monedhën euro zë rreth 84.2%, ndërsa ajo në dollarë amerikanë zë rreth 15.8% të portofolit në monedhë të huaj. Pesha e kredisë në monedhë të huaj për individë, ndaj totalit të kredive për individë, evidentohet në nivelin 51.2%. Brenda portofolit të kredisë në monedhë të huaj për individë, kredia në monedhën euro zë 97.8% të totalit dhe ajo në dollarë amerikanë vetëm 1.7%. Analiza sipas subjektit dhe qëllimit të përdorimit të kredisë evidenton peshën më të madhe ndaj totalit të portofolit të kredisë "overdraft" për bizneset (23.1%); pasuar nga kredia për "investime për pasuri të paluajtshme", dhënë biznesit (19.8%); kredia për "investime për pasuri të paluajtshme", dhënë individëve (18.7%); dhe nga kredia për "investime për blerje pajisjesh" për biznese (17.1%). Ndërkohë, rritjen më të lartë gjatë vitit 2014, e pësoi kredia për "konsum të mallrave të qëndrueshme" dhënë individëve, e pasuar nga kredia për "investime për pasuri të paluajtshme" dhënë biznesit. Në të kundërt, rënien më të lartë e ka shfaqur kredia "për ushtrim aktiviteti", dhënë individëve (-4.1%).Struktura e kredisë sipas afatit vazhdon të ruajë pothuajse të njëjtën strukturë me atë të vitit 2013, me një zhvendosje të lehtë nga kredia afatshkurtër drejt kredisë afatgjatë. Në fund të vitit 2014, kredia afatgjatë vijon të ketë peshën kryesore në totalin e portofolit të kredisë, e ndjekur nga kredia afatshkurtër dhe në fund kredia afatmesme.
/Shqiptarja.com