/ATSH- Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni do të vijë në rritje graduale, duke konverguar në objektivin e saj prej 3% në periudhën afatmesme.
Në projeksionet e saj makroekonomike, Banka Qendrore shprehet për mbyllje të hendekut negativ të prodhimit dhe për një kthim gradual të inflacionit në objektiv, në një periudhë afatmesme.
"Në skenarin bazë, norma vjetore e inflacionit pritet të luhatet në intervalin 1.2%-3.8% pas katër tremujorëve, me një probabilitet ndodhjeje prej 90%, dhe të kthehet në objektivin tonë prej 3% në afat të mesëm. Kthimi gradual i inflacionit në objektiv do të udhëhiqet nga rritja ekonomike dhe kthimi i ekonomisë në ekuilibër", thuhet në raportin e BSH-së mbi treguesit ekonomik.
Ndër të tjera raporti evidentohet se, inflacioni 0,7% në muajin dhjetor 2014 u diktua nga rritja e ulët e çmimeve të prodhimeve ushqimore dhe nga rënia e vazhduar e çmimit të naftës, e cila ka ulur më tej kostot e prodhimit e të transportit të mallrave dhe të shërbimeve.
/Shqiptarja.com