Ka shprehur nota optimiste dje guvernatori i Bankës së Shqipërisë lidhur me perspektivat e rritjes ekonomike të vendit. Duke folur në Forumin e katërt financiar BSH-FMN, Gent Sejko tha se rimëkëmbja ekonomike vazhdon. Kriza ekonomike globale pati ndikimet e saj mbi ekonominë dhe sistemin financiar në Shqipëri. Megjithatë, duhet të themi se Shqipëria nuk ra në recesion pas krizës; e ruajti stabilitetin ekonomik dhe financiar gjatë kohës së krizës; pati ecuri më të mirë se shumë prej vendeve të ngjashme në rajon. Rimëkëmbja pritet të forcohet në periudhën afatmesme, kërkesa private pritet të udhëheqë rritjen e PBB-së në afatin e shkurtër dhe të mesëm, si dhe rritja e eksporteve pritet të japë një stimul të mëtejshëm në periudhën afatgjatë.
/Shqiptarja.com












