/ ATSH/- Banka e Shqipërisë publikoi raportin mbi zhvillimet e politikës monetare në vend, ku prezantoj ecurinë ekonomike të vendeve kryesore të rajonit gjatë tremujorit të tretë te vitit 2014 sipas treguesve ndërkombëtar.
Ekonomia italiane ka vazhduar në recesion në tremujorin e tretë të vitit. Ky është tremujori i tretë radhazi me rritje ekonomike tremujore negative. Kërkesa e ulët vendase, shpenzimet qeveritare dhe investimet kanë qenë tre faktorët me ndikim negativ në aktivitetin ekonomik, ndërsa rritja e kërkesës së huaj ka zbutur disi këtë efekt. Në ndarjen sektoriale të ekonomisë vendase, prodhimi bujqësor, prodhimi industrial dhe sektori i ndërtimit kanë shënuar tkurrje, ndërsa kontributi i sektorit të shërbimeve ka qenë neutral.
Ekonomia e Greqisë ka dalë nga recesioni në tremujorin e tretë të vitit, duke regjistruar një rritje tremujore pozitive për të parën herë që prej fillimit të krizës. Baza e ulët krahasuese e një viti më parë ka bërë që të ketë një rritje pozitive thuajse në të gjithë komponentët përbërës të PBB-së. Kështu, rritja e shpenzimeve konsumatore, e investimeve dhe e eksporteve neto, kanë kompensuar tkurrjen e shpenzimeve qeveritare në këtë tremujor. Megjithatë, situata në të ardhmen mbetet e paqartë, si pasojë e pasigurisë politike në vend.
Ekonomia turke ka vijuar të ngadalësojë ritmin e rritjes në tremujorin e tretë të vitit, duke treguar dobësimin e kërkesës së brendshme. Kështu, shpenzimet konsumatore dhe investimet private nuk kanë ndikuar në rritjen ekonomike, e cila është ushqyer nga shpenzimet e larta qeveritare dhe nga rritja e shpejtë e eksporteve. Importet neto, që llogariten me shenjë negative në rritjen ekonomike, shënuan rënie. Të dhënat paraprake nga tregtia, nga prodhimi industrial dhe nga indekset e besimit, sugjerojnë që rritja ekonomike ka qenë e ulët në tremujorin e katërt të vitit.
Aktiviteti ekonomik në Maqedoni ka mbajtur ritëm zgjerues edhe në tremujorin e tretë të vitit. Investimet totale, të shtyra në pjesën më të madhe nga investimet qeveritare, ishin kontribuuesi kryesor i rritjes. Eksportet neto dhe shpenzimet konsumatore kanë ngadalësuar ritmet e tyre të rritjes, duke kontribuar më pak në ecurinë e përgjithshme ekonomike. Në ndarjen sektoriale, prodhimi industrial është ngadalësuar, ndërsa sektori i ndërtimit ka treguar rritje të lehtë, pas disa tremujorësh stanjacioni. Të dhënat e tërthorta nga shitjet me pakicë dhe prodhimi sugerojnë për një rritje ekonomike disi më të ulët në tremujorin e fundit të vitit.
/Shqiptarja.com