TIRANE- Duket se situata e vështirë në Bankën e Shqipërisë dhe zgjedhja e kreut të saj po vjen drejt fundit, teksa pritet një tensionim i marrëdhënieve mes kreut të shtetit e kryeministrit përsa i përket emrit të Guvernatorit të ri. Ndërkohë që pritet që në krye të BSH mund të jetë një femër shqiptare, që aktualisht punon sistemin financiar ndërkombëtar. Ky fakt u bë publik nga kryeministri Edi Rama në emisionin “Kapital”, dy net më parë, mes rreshtave tregon se komisioni i ngritur prej tij për të përzgjedhur kandidaturën si pasues i Fullanit e për t’ia dërguar presidentit Nishani për firmë është femër.