/ATSH/- Banka e Shqipërisë, bëri të ditur se krahasuar me një tremujor më parë, treguesi besimit në sektorët e ndërtimit dhe tregtisë ka shënuar rritje, por ajo ka qenë e pamjaftueshme për të kompensuar rënien e treguesit të ndjesisë ekonomike me 2.7 pikë si rezultat i tkurrjes së besimit në sektorët e shërbimeve dhe industrisë.
Sipas BSH-se, bizneset e industrisë e vlerësojnë të përmirësuar situatën ekonomike në vend për tremujorin e tretë, dhe presin që ajo të përmirësohet më tej në tremujorin e katërt.
Balancat përkatëse u rritën me 6.1 dhe 3.6 pikë përqindje. Vlerësimi për gjendjen e përgjithshme të biznesit rezultoi më pak optimist. Balanca për vlerësimin e situatës aktuale ra me 1.5 pikë përqindje, ndërsa pritjet për tremujorin e ardhshëm ranë me 0.7 pikë përqindje.
Edhe vlerësimi për kërkesën e brendshme ishte më i ulët se një tremujor më parë; balanca e këtij treguesi ra me 4.6 pikë përqindje. Ndërkohë, bizneset vlerësuan në rritje kërkesën për eksporte. Balanca e këtij treguesi u rrit me 4.1 pikë përqindje. beri te ditur BSH
/Shqiptarja.com