Në ankandin e sotëm yield-I (interesi) mesatar i ponderuar për bonot e thesarit shënoi rënie. Banka e Shqipërisë, bën te ditur se, ne ankand u shitën 11.8 miliardë lekë bono me afat maturimi 12 dhe 3 mujor. Për bonot 12 mujore shuma e kërkuar ishte 8.2 miliardë lekë, nga 8.4 që kërkonin të shisnin financat. Yield-I mesatar i ponderuar zbriti në 3.48%, nga 3.52% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.
Për bonot 3 mujore shuma e kërkuar ishte 3.8 miliardë lekë, nga 3.6 që kërkonin të shisnin financat. Yield-I mesatar i ponderuar zbriti në 3%, nga 3.06% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Muajt e fundit, financat u përballën me një rritje të yield-it të bonove të thesarit, për shkak të tërheqjes së bankave të letrave me vlerë në tregun e brendshëm, pavarësisht politikës lehtësuese të ndjekur nga Banka e Shqipërisë përmes uljes së normës bazë. Ndersa Yield-I i bonove arriti deri në 3.6% në fund të shkurtit të këtij viti, niveli më i lartë në gati një vit (që nga marsi 2014)./atsh/
/Shqiptarja.com