Ambasadori italian Bucci takon Krajën: Italia përkrah magjistratëve shqiptarë, duhet të punojnë të pavarur dhe të qetë!

Ambasadori italian Bucci takon Krajën: Italia përkrah magjistratëve shqiptarë, duhet të punojnë të pavarur dhe të qetë!

Ambasadori italian, Fabrizio Bucci dhe kreu i SPAK, Arben Kraja

TIRANË- Ambasadori Italian Fabrizio Bucci ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën ku i ka treguar se Italia mbështet SPAK dhe punën e prokurorëve, me një qëllim të vetëm, drejtësi të pavarur.

Në vazhdën e deklaratave të bëra nga SHBA-ja, por të konfirmuara edhe nga vetë Kraja se prokurorëve e magjistratëve po iu ushtrohet presion, Bucci thekson se një fakt i tillë është i patolerueshëm. E në këtë kuadër, diplomati italian shprehet se Italia do të jetë gjithmonë përkrah magjistratëve shqiptarë, të cilët duhet të jenë në gjendje të punojnë të pavarur dhe të qetë

“Takim pune i gjatë e frytdhënës me Arben Kraja. Mbështetje e plotë dhe e pakushtëzuar për veprimtarinë e SPAK në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është e patolerueshme çdo formë ndikimi apo intimidimi ndaj çdo magjistrati, puna e të cilit është thelbësore për demokracinë. Italia do të jetë gjithmonë përkrah magjistratëve shqiptarë, të cilët duhet të jenë në gjendje të punojnë të pavarur dhe të qetë. Bashkëpunimi ynë me SPAK do të vijojë me më shumë intensitet. Një falënderim i madh e i padiskutueshëm shkon për Arben Krajën, për punën e tij të jashtëzakonshme e frytdhënëse si i pari drejtues i SPAK”, shkruan Bucci.

Ky takim vjen vetëm pak ditë para se t’i përfundon mandati Arben Krajës, më konkretisht në datën 19 dhjetor. Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.Mirëpo, deri më tani nuk ka asnjë kandidat që do të marrë drejtimin e SPAK. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja