BUDAPEST, 2 shkurt /ATSH-AFP/ - Gjermania nuk do të dërgojë armë për Ukrainën pasi ne jemi për zgjidhje diplomatike të konfliktit mes Kievit dhe separatistëve, deklaroi sot në Budapest kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Merkel gjendet për një vizitë zyrtare në Hungari, të cilën do ta vizitojë pas pak kohësh edhe presidenti rus Vladimir Putin.
"Ne mbështesim zgjidhjen diplomatike të konfliktit në Ukrainë, që nuk mund të zgjidhet ushtarakisht", deklaroi Merkel.
Ajo shtoi se Gjermania nuk do të mbështesë forcat ushtarake të Kievit përmes dërgimit të armëve.
Luftimet midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve prorusë prej prillit të vitit të kaluar kanë shkaktuar mbi 5 000 të vdekur./ a.jor.










