Budlla: Keqardhje për shkollën
e  Baletit, ja pse duhet investua

Budlla: Keqardhje për shkollën<br />e  Baletit, ja pse duhet investua
Balerini shqiptar Hektor Budlla, që ka bërë emër në Baletin e Romës, do të ngjitet nesër me shfaqjen “Don Quixote de la Mancha” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Të ardhurat e shfaqjes balerini Budlla i dhuron për bursa studimi për balerinët e rinj shqiptarë. Në një intervistë për Report TV, Hektor Budlla apelon për krijimin e kushteve më të mira të mësimit në shkollën e Baletit në Tiranë. Veç të tjerash, Budlla rrëfen për karrierën e tij në Romë si koreograf i “Aterballetto” dhe shpreh nostalgjinë për idealizmin apo “donkishotizmin” siç e quan ai të artistëve shqiptarë në diktaturë”.

Ju ktheheni në Tiranë me premierën “Don Quixote de la Mancha”, një premierë që keni marrë jo pak vlerësime nga kritika. Përse dëshiruat ta sillni këtë premierë në Tiranë?
 
-Të them të vërtetën këtë shfaqje e ka zgjedhur Instituti Italian i Kulturës. Besoj se është një rinterpretim i baletit “Don Quixote...”. Shpresoj nëse është një premierë inovative dhe shpresoj të ketë një fluks të publikut shqiptar.
 
Ju jeni një balerinët që keni pasur fat, keni studiuar shkollën tradicionale të baletit klasik në Shqipëri dhe keni studiuar edhe baletin modern më . Çfarë risish të modernitetit në balet do sillni në këtë premierë?
 

-Po, unë kam studiuar në fillim në Shqipëri ku bëhet balet klasik, por bazat e baletit konteporan janë ato klasike. Baleti bashkëkohor është një evolucion i baletit klasik. Ky balet në radhë të parë në radhë të parë nuk e ka muzikën tradicionale të baletit “Don Kishot”, pastaj regjia e shfaqjes është përshtatur jo në kohën e Don Kishotit. Nuk është më ai Don Kishoti që luftonte me mullinjtë me erë, është një Don Kishot i ri, është një shkrimtar, një intelektual, ku ka idetë e tij, ka mendimet e tij, por që nuk mirëpritet dhe nuk kuptohet nga opinioni publik. Dhe kjo e bënë shpesh të dalë jashtë teme dhe vjen momenti ku duket pak si i çmendur...
 
 
Pra që do t’i jepni edhe një interpretim psikologjik, është më artistik, më letrar?
 
Po. Është një nga rolet më të vështira që unë kam bërë për nivelin e interpretimit, sepse ke momente dashurie, momente ku ndjehesh i braktisur, sepse të braktisin të gjithë. Unë kam marrë shumë frymëzim nga historia jonë, e Shqipërisë, për të interpretuar këtë rol. Sepse unë besoj se Shqipëria ka pasur shumë donkishotë, sidomos në periudhën komuniste, ku u bllokohej ideja që kishin si shumë shkrimtarë, apo si Ismail Kadare apo koreografë, edhe këngëtarët, ku sistemi nuk i lejonte të jepnin atë ide që kishin. Dhe kam marrë pak frymëzim edhe nga kjo anë.    
 
Pse menduat pikërisht se të ardhurat e biletave duhet t’i jepen shkollës së Baletit në Tiranë?
 

Unë besoj se shkolla e baletit është një nga institucionet që Shqipëria, tani nuk është më një institucion vetëm i Shqipërisë, dhe njihet në gjithë botën, njihet nga unë, nga të tjerët para meje, dhe të gjithë në botën kanë dëgjuar për shkollën shqiptare të baletit. Unë kthehem nga një vizitë në Shkollën e Baletit në Tiranë dhe nuk është në rregull ai vendi ku punohet, ai tapeti, sallat ku punohet janë pak të abandonuara.  
 
Do të thoni se nuk kanë atë stimulin e punës që të nxiten talentet?
 
-Stimul ka, por shkolla duhet të përmirësohet, se ia vlen të kesh një shkollë të tillë. Është pika e diamantit të shkollës shqiptare. Unë mendoj se ajo shkollë duke pasur mungesa, apo mungesa thjesht strukturore, ka arritur të nxjerrë balerinë të mirë që kanë pushtuar të gjithë botën. Po të kishte edhe strukturat dhe ambientet e duhura niveli mund të bëj vetëm që të rritet.
 
Ju ikët në Itali pak kohë pasi disa balerinë shqiptarë ishin bërë të famshëm. Si e nise karrierën, si u prite në 2001-shin në Itali?
 
-Unë bashkë me një shokun tim që kemi mbaruar shkollën së bashku, u nisëm pa pasur asnjë kontakt atje. Bëmë disa audicione. Kemi qenë me fat, mund të them edhe me fat, por edhe fakti se sido të jetë ne ishim balerinë të një niveli, ku mbrapa kishim lënë një shkollë të rëndësishme dhe kemi filluar punë shumë shpejt, të them të drejtën. Nuk ka qenë aq ë vështirë. E vetmja gjë që dua të them se kur shkon të punosh jashtë, duhet të jesh jo si ata, duhet të jesh akoma më shumë, sepse nëse je në të njëjtin nivel me balerinët italianë, nuk arrihet mirë ku do. Duhet të jesh akoma më shumë. Por nuk është racizëm, por në qoftë se nuk je më i mirë se balerinët e vendit, nuk të japin kontratën, pra nuk është se të dhurojnë gjithçka.
 
A mund të na flisni pak edhe për Teatrin e Romës, ku ju punonit?
 
-Unë kam punuar 6 vjet në Romë dhe tani jam në kompaninë “Aterballetto”, një nga kompanitë më të rëndësishme në Itali në nivel internacional. Ne bëjmë turne në gjithë botën. Dhe thjesht kompania jonë është e përbërë nga përbërë nga balerinë të nacionaliteteve të ndryshëm, shqiptar jam unë, por ka austriakë, italianë. Jemi një grup goxha i mirë. Kjo është një kompani solistësh, me një numër mesatar, jo të madh, por solistësh të mirë.
 
Interesante që Don Kishoti ka pjesëmarrës të vendeve të ndryshme. Ju këtu në Shqipëri keni njohur një Don Kishot të përkthyer në gjuhën shqipe, në vende të tjera është përkthyer Don Kishoti i konceptuar sipas psikologjisë së vendeve përkatëse. Çfarë ke vënë re ndryshime në konceptimin e donkishotizmit në këta popuj të ndryshëm?
 
-Don Kishoti si ide ekziston në të gjitha shtetet si në Itali dhe në Shqipëri. Për mendimin tim në Shqipëri ka pasur dhe ka akoma shumë Don Kishotë, dhe është gjë e mirë, sepse do të thotë që ti të kesh një ide, ta mbrosh idenë që ke dhe të luftosh për idenë që ke. Kështu unë e shoh Don Kishotin më shumë shqiptarë se spanjoll ose italian.
 
Çfarë ju pret pas shfaqjes së Tiranës?
 
-Tani pas shfaqjes do të rikthehemi në Itali. Kemi një javë shfaqje në Volsburg në Gjermani, pastaj në në Finlandë, pastaj dy javë në Milano. Ne jemi një kompani që bëjmë një mesatare me 100 shfaqje në vit, me repertor të ndryshëm. Kemi repertor shumë të madh dhe variojmë më shumë edhe me shfaqjet. Ndryshojmë shfaqje çdo ditë. Është e vështirë kjo, më e lodhshme, por është shumë stimulante.
 
Po në Tiranë ke përsëri ndonjë projekt, ëndërron të vësh në skenë ndonjë koreografi me balerinët shqiptarë?
 
-Projekte nuk kam. Por po të më jepet ndonjë diçka me gjithë qejf. Edhe pse ky është viti i dytë që unë bëj koreografi për kompaninë, për të krijuar balete me profesionistë, me kolegët. Për tani nuk kemi. Kam qenë para dy vjetësh në një shfaqje që ishim me një grup balerinësh shqiptarë që punonin jashtë shtetit. Ka qenë hera e parë imja këtu në 2014-n. Unë shpresoj që të rikthehem, edhe të ripërsëris këtë gjë që kemi bërë këtë radhë, që fondet që merren me shitjen e biletave t’i jepen shkollës së baletit.
 
Suksesin tënd në Shqipëri, kujt profesori ia shqiptar ia dedikoni?
 
-Profesori im për tetë vjet ka qenë Shpëtim Dajçi. Unë e falënderoj nga zemra. Kam kujtime shumë të bukura. Profesionalite të jashtëzakonshëm. Përveç kësaj në mënyrë të veçante përveç teknikës së baletit që më ka mësuar sidomos sjelljen dhe edukimin e një artisti.
 
A mund të na thoni diçka për familjen, për jetën tuaj në Itali?
 
-Unë jam i martuar. Nusja ime kërcen në kompaninë Aterballetto. Kam një djalë që bën dy vjeç në maj dhe gjithçka vazhdon mirë në jetën time. Jam i kënaqur për atë që kam.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri