TIRANË - Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, gjatë ditës së djeshme ka marrë pjesë në ministerialin e Ministrave të Brendshëm dhe atyre të Drejtësisë së vendeve të Europës Juglindore dhe Bashkimit Evropian që u zhvillua në Budva të Malit të Zi.
Gjatë takimeve janë diskutuar çështje të rëndësishme që përbëjnë shqetësim dhe janë njëkohesisht objektiva të përbashkëta për të gjitha vendet e rajonit, siç janë ato që lidhen me aspektet e aderimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Në këtë kuadër një rëndësi e veçantë i është kushtuar luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, si dhe mekanizmit të monitorimit të lëvizjes së qytetarëve të këtyre vendeve pas procesit të liberalizimit të vizave.
Duke marrë fjalën në takim, ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri theksoi vendosmërinë e Qeverisë së re shqiptare për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafiqet, si e vetmja rrugë për të siguruar për qytetarët shqiptarë standartet e shtetit ligjor dhe një shoqërie të drejtë europiane.
Sipas ministrit shqiptar, rezultatet e muajve të fundit të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, të vlerësuara maksimalisht edhe nga organizmat europiane, janë treguesi më i qartë i angazhimit të qeverisë shqiptare për të rikthyer sundimin e ligjit dhe shembur murin e pandëshkueshmërisë. Ministri Tahiri u ndal edhe në masat që janë marrë e po merren në vijimësi për të frenuar trafikun e qënieve njerëzore dhe azilkërkusit abuzivë drejt vendeve të BE.
Në forumin e zhvilluar në Budva merrnin pjesë ministrat e brendshëm të Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës, Serbisë, Kosovës, Maqedonisë si dhe përfaqësues të lartë të Ministrive të Brendshme të Italisë e Greqisë si dy vende që do të kenë kryesimin e BE-së gjatë vitit 2014.
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka zhvilluar gjatë forumit ministerial edhe një takim me Komisioneren për Çështjet e Brendshme të Komisionit Europian, Cecilia Malmstrome dhe me disa nga pjesëmarrësit në këtë takim.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com