Buffon e la për gazetaren sportive
flet ish-gruaja: Si e mësova tradhëtinë

Buffon e la për gazetaren sportive<br />flet ish-gruaja: Si e mësova tradhëtinë
Për 10 vite me radhë, modelja çekosllovake Alena Seredova dhe portiere i Kombëtares në Itali Gigi Buffon, ishin një nga çiftet më të pëlqyer në vendin fqinjë.

Në vitin 2011 ata u martuan e kanë bashkë 2 fëmijë. Por ndarja erdhi befas në vitin 2014 kur ai e tradhëtoi atë në sy të të gjithë italianëve.

Buffon u marros pas gazetares sportive Ilaria D’Amico, e cila më vonë e bë e dashura e sot gruaja e tij. Ata kanë një fëmijë. Pavarësisht bujës së madhe, ish-gruaja e portierit Alena, vendosi të qëndronte në heshtje. E vetëm sot, pasi kanë kaluar vite e plagët janë mbyllur, ajo foli për ndarjen. Për të përjvashmen “Chi” ajo tregoi: “Ishte një goditje e fortë. M’u duk sikur më mori flakë shtëpia. Kisha hallin e fëmijëve”.

E pikërisht për qetësinë e tyre Alena i qëndroi ftohtë skandalit mediatik. “U bëra e fortë për fëmijët e mi. Kam bërë gjithçka që ata të ndiheshin mirë e sot qëndroj me kokën lart. Por s’ka qenë e lehtë. Le të themi që kisha hasur shenja se diçka nuk shkonte mirë, por nga mënyra se si jam e gatuar nuk e pranoja dot hapur se kishte një problem. Tradhëtinë e mora vesh pikërisht nga revista së cilës po i rrëfehem sot”./ revistawho

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Ja si do të duket pas rikonstruktimit shkolla 9-vjeçare ‘Demokracia’ në Durrës

FOTOT/ Ja si do të duket pas rikonstruktimit shkolla 9-vjeçare ‘Demokracia’ në Durrës