Plot 22 vite karrierë, Buffon lë Juventusin pas 17 viteve

Plot 22 vite karrierë, Buffon lë Juventusin pas 17 viteve

Gianluigi Buffon, futbollist

Tashmë nuk ka asnjë dyshim, Gianluigi Buffon do të largohet nga Juventus në fundin e këtij sezoni. Portieri italian ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me bardhezinjtë pas 17 vitesh.

Megjithatë, ai ka zbuluar se nuk do të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Numri 1 i “Zonjës” ka dalë në konferencë për shtyp bashkë me presidentin Agnelli dhe, i mallëngjyer, ka thënë:

Dua të falënderoj presidentin, Juventus për mua është diçka më shumë. Në këto vite kemi krijuar një marrëdhënie unike.

Ajo e së shtunës do të jetë ndeshja ime e fundit me Juventus-in, besoj se është mënyra më e mirë për ta mbyllur këtë aventurë me dy fitore të tjera të rëndësishme. Nëse jam akoma këtu në moshën 40-vjeçare, kjo ka ndodhur vetëm falë Juventus, që mori një talent të jashtëzakonshëm në 2001-in dhe e ktheu në kampion.

Gianluigi Buffon, futbollist

Në lidhje me të ardhmen e tij:

Çfarë do të bëj? Të shtunën do të luaj dhe kjo është e vetmja gjë e sigurt. Kam një marrëdhënie unike me presidentin dhe ai e di se çfarë po ndodh rreth meje. Është një këshilltar nga i cili nuk dua të heq dorë.

Deri para 15 ditësh dihej se do të tërhiqesha, por tani kanë ardhur disa oferta stimuluese brenda dhe jashtë fushës. Pas këtyre ditëve të mbushura me emocione të forta, besoj se javën e ardhshme do të jem në gjendje të marr një vendim përfundimtar.

Gianluigi Buffon, futbollist

Të analizosh karrierën e Gigi Buffon, është si të rrëfesh 22 vite jetë, që kulmon me Kupën e Botës në vitin 2006. Rekorde, triumfe të paharrueshme dhe plot trofe me Juventus. Klubi që Gigi nuk e braktisi as pas çështjes “Calciopoli” dhe rënies në Serinë B.

Është e pamundur të përmblidhet një karrierë, që do të mbetet e papërsëritshme. Buffon debutoi më 19 nëntor 1995 me Parmën, në ndeshjen ndaj Milanit kur ishte vetëm 17 vjeç. Më 29 tetor 1997 Buffon debuton me ekipin kombëtar në ndeshjen Rusi-Itali, e mbyllur në barazim 1-1 dhe e vlefshme për fazën kualifikuese të Francë ’98.

Më 1998 fiton trofeun e Kupës UEFA me Parmën dhe Kupën e Italisë një vit më vonë. Në verën e vitit 2001 kalon te Juventus, ku fitoi 9 tituj në Serinë A, 6 Superkupa dhe 5 Kupa të Italisë. Buffon është shpallur lojtari më i mirë i Champions League në 2003, portieri i parë që ka marrë një vlerësim të tillë. Dhe kulminacioni është me 9 KORRIK 2006, me Italinë kampione bote.

 Nga viti 2012 e më pas ai ka qenë kapiten i Juventus dhe më pas edhe i Italisë. I vetmi peng në karrierën e Buffon do të mbetet mungesa e triumfit në Champions League, ku ka humbur 3 finale. Tani mbetet për t’u parë se ku do të shkojë Gigi Buffon, do të jetë aktiv, apo në rolin e një drejtuesi, sepse ai nuk shkëputet dot nga futbolli.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK