Kryesocialisti Edi Rama ka ironizuar sërish me "serinë" e radhës të "Bufi&Tiku drejt bashkimit", duke vënë në shënjestër Sali Berishën, Adriatik Lapajn dhe Lulzim Bashën. "Dialogu" nis me kreun e PD që flet për një "hartë të masakrës elektorale", me qëllim akuzimin e qeverisë për manipulim zgjedhjesh.

Lapaj përpiqet të sjellë në vëmendje se zgjedhjet janë me lista të hapura dhe vota e popullit është e shenjtë, por Berisha e ndërpret. Në vijim, Berisha sulmon qeverinë përmes metaforave si “narkoRama” dhe “vota fejk të diasporës”, të cilat do t'i sjellë me anijet e karburantit në Durrës. 

Nga ana tjetër, Basha i përmend Amerikën dhe ironizon me statusin “non grata” të kreut të PD.  Lapaj shpërfillet nga Berisha, i cili i thotë se “populli na duhet për revolucion, jo për një mandat që nuk i duhet as dreqit”. Ai i përmend edhe përgatitjen e një "dosjeje e zezë", teksa thotë se do të përgatisin një sulm në Dibër, dhe më pas të lajmërojnë "sherifin" për aktin e xhelatit Edvin Rama.
 

Pjesë nga dialogu:

Berisha: Pra kjo është harta e masakrës elektorale 2025! Tiranë, zemra e krimit! Tre mandate të opozitës nuk do të gjenden sepse narkoregjimi i ka tretur përmes një serveri misterioz.

Lapaj: Sali, Sali! Prit një sekondë! Po këto janë zgjedhje me lista të hapura! Janë vota të popullit që ne s’mund t’i tresim për të akuzuar Ramën...

Berisha: Lapaj! Përqendrohu se s’kemi kohë për mendjelehtësira! Ja Fieri, narkoRama ka droguar fshatarët e Myzeqesë . Katastrofik për opozitën! Në Durrës narkomafia ka sjellë vota fejk të diasporës me anijet e karburantit. Opozita përtokë..tamam siç na duhet në 12 Maj! 

Basha: Në Durrës s’ka mundësi Aty fitojnë Euroatlantikët se aty...7x7??? Po më marrin nga Amerika Doktor, ta hoqën non gratën ty këta? 

Berisha: Non gratën ma vure ti.

Lapaj: Po njerëzit, votuesit? Populli? 

Berisha: Lapaj! Populli na duhet për revolucion jo për një mandat tëndin që nuk i duhet as dreqit. Misioni ynë është vota e lirë! Lufta për votën e lirë! 

Lapaj: Po populli? 

Berisha: Populli do lexojë dosjen e zezë. Prandaj ulu dhe fillo punën për dosjen....Në Dibër do urdhërojmë Xhemalin të rrahë Xhelalin dhe do lajmërojmë Sherifin për aktin e xhelatit Edvin Rama..

Basha: Posi posi sherifin ta bleu Rama, votoni numrin 5 tha!

Berisha: He he he he...Janë prova teknike! Albanaaa hape dritën! 

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 19 Maj, 20:20

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?