Takimi mbahet në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, njofton agjencia e lajmeve "Presheva jonë"
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të medias si dhe zyrtarët serbë Sasa Mirkovic, Sekretar Shtetëror nga Ministria e Kulturës dhe Informacionit, kreu i Departamentit të Informacionit Snezhana Pececiç, shefi i Grupit për çështjet legjislative në sektorin e Informacionit Dejan Stojanoviç, kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviç, si dhe kryetarët e komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, Dr. Nagip Arifi, Ragmi Mustafa dhe Dragisha Petroviç.
Kjo tryezë do të ndiqet edhe nga dy deputetë shqiptarë si mysafirë specialë Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, si dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu. Kurse si vëzhgues do të marrë pjesë në takim, Shefja e Departamentit të Medias e OSBE-së, Gordana Jankoviç dhe këshilltari i lartë për media i "Departamentit të Medias" në OSBE , Durdeviç.