TIRANË- Deputeti Bujar Çela, me të cilin PD-ja u revoltua pse postoi një foto të Enver Hoxhës për të uruar festën e Çlirimit, është tallur me demokrattë dhe ka hedhur në grupin e Komisionit të Integrimit foton e Sali Berishës.

"Rroftë Partia Demokratike" ka shkruar ai bashkangjitur fotos, teksa kjo ka ngjallur edhe reagim të demokratëve të grup.

Një gjë të tillë ato e kanë quajtur provokim nga ana e deputetit Çela, pas rastit që bëri te Komisioni i Sigurisë.

Debati i plotë
Albana Vokshi
: Shih çfarë çon ky te grupi i Komisionit të Integrimit
Jorida Tabaku: Bujar këtë grup e kemi për komunikim të Komisionit të Integrimit. Këto postime dërgoji në grupe të tjera ku të shkojnë dhe t’i pëlqejnë.
Kreshnik Çolloku: Ky është një provokim vulgar.
Jorida Tabaku: Unë besoja se disa ditë qetësie dhe mungese nga parlamenti do të kishin ndihmuar të qartësoheshe.
Luçiano Boçi: Bujar Enver Hoxhën mbaje në zemër dhe vendose ku të duash t’i në shtëpinë tënde. Këtu është Komision Parlamentar. Foto të tilla nuk na impresionojnë aspak por shtojnë bindjen që Komisioni Integrimit Europian të rri shumë ngushtë ty.
Bujar Çela: Luçi Boçi s’ma mban zemra mua këtë foto se është e partisë tuaj dhe u takon ta integroni mbi foltore.
Jorida Tabaku: Bujar më duket e tepërt dhe palogjikë të vazhdosh me këtë që po bën. Për PD rri i qetë se i zgjidh vetë problemet e veta.

Kujtojmë, që pas këtij rasti, PD tha se do të propozojë në Kuvend një paketë të plotë ligjore lidhur me mospërdorimin e simboleve komuniste. Aliebaj ka thënë se kjo paketë do të sjellë me ligj dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare dhe ndarjen e saj përgjithmonë nga diktatura.